Panorama Sport (Albania)

“Na motivoi Kamza, duhet merkato në tri reparte”

-

Lojtari i ndeshjes Tirana-Flamurtari, Edon Hasani, njëkohësis­ht dhe autori i golit të fitores, ka folur pas takimit. Për "SuperSport" në "Gol pas Goli", ai u tregua i sinqertë. Foli për lojën e tij dhe të qenit golashënue­s. Hasani pranoi se skuadrës i duhen përforcime në të gjitha repartet. Ja intervista me Hasanin...

E kishit pritur që të ishit kryegolash­ënuesi i ekipit?

Duke luajtur pas sulmuesit, në pjesët e dyta të ndeshjeve, kam qenë më afër portës e kam pasur rastin të shënoja. Në pjesën e parë isha larg portës, para mbrojtjes. Kur u fut Ngoja, dola pas tij, ai është shtatlartë dhe krijon shumë hapësira për mua.

Më i kënaqur për golin apo për fitoren?

Edhe para ndeshjes po shihja Kamza-Skënderbeu. Kur mbaroi ndeshja me fitoren e Kamzës, u motivova edhe më shumë. Rëndësi ka që morëm tri pikët, nuk ka rëndësi a shënon Hasani apo dikush tjetër, tani që kemi fazën përgatitor­e, të rritemi sa më shpejt dhe kemi nevojë për merkato në mënyrë urgjente.

Do të dëshironit ndonjë shok pranë repartit tuaj në merkato?

Të jemi realist, kemi nevojë për çdo repart, mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Shihet nga ndeshjet dhe si kemi pësuar gola nga fajet tona.

Pasi shënuat, pse nuk festuat me tifozët?

Me thënë të drejtën, kjo është pyetje e sikletshme. Normalisht duhet të jemi një, të gjithë bashkë. Kemi nevojë edhe për mbështetje­n e tifozëve, se pa ta nuk ia dalim. Ata duhet të na kuptojnë. Me këto rezultate që kemi, ndonjëherë i meritojmë sharjet, se jemi Tirana. Por duhet të jemi të gjithë bashkë, ne në fushë, presidenca, stafi, të bëhemi bashkë për të mirën e Tiranës. Askush nuk do që Tirana të jetë në këto kushte.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania