Panorama Sport (Albania)

Koçi bën lëmsh takimin, Mema përqafime për të gjithë

-

Në minutën e 80-të ndodh një kaos i vërtetë në fushën e lojës. Protagonis­të ishin gjyqtari kryesor Andi Koçi dhe anësori Fatmir Lamaj. Gjatë aksionit, Ngo i kalon topin Pollozhani­t, gjyqtari Koçi në fillim lë aksionin të vazhdojë dhe pas Ngo nuk ia del, jep faull. Nxjerr kartonin e verdhë, i cili është i dyti dhe automatiki­sht i kuq. Pollozhani nuk del nga fusha për dy minuta, duke u përbetuar që nuk e ka prekur topin me dorë. Gjithsesi, Koçi është i vendosur. Duke u larguar nga fusha, Pollozhani ndalet nga gjyqtari i katërt, Cjapi, i cili komunikon me kryesorin. Ky i fundit kalon tek anësori Lamaj dhe komunikon me të dhe më pas thërret Pollozhani­n, duke i komunikuar që ka gabuar. Mbrojtësi kthehet në lojë, pasi nuk e ka prekur topin. Shpërthejn­ë tifozët e Tiranës, ndërsa lojtarët e Tiranës rrethojnë gjyqtarin Koçi, por durrsaku ka vendosur të nisë lojën me top të diskutuesh­ëm. Tifozët nuk përmbahen dhe forcat e sigurisë me zor i mbajnë jashtë rrethimit të fushës. Ngo përplaset me Allën e Koliçin, ndërsa loja fillon pas pesë minutash ndërprerje dhe një kaosi të pakuptimtë. Tirona Fanatics ishte e pranishme në stadium, edhe pse me një numër të reduktuar nga herët e tjera. Gjithsesi, koret antipresid­encë nuk kanë ndaluar për një kohë të gjatë. Meqenëse ka mbaruar kampionati kosovar, në stadium ishin dy trajnerët e njohur, Shpëtim Duro dhe Mirel Josa. Në shkallët e stadiumit ishte edhe ish-portieri i Tiranës, Edvan Bakaj. Të pranishëm në stadium ishin të dy presidentë­t, Refik Halili dhe Sinan Idrizi. Sapo hyri në stadium, Idrizi pa Shpëtim Duron, i kthehet dhe afrohet ta takojë: "Profesor Duro si je...". Kujtojmë që Duro deri vjet ishte trajneri i Flamurtari­t. Dhjetë stjuartë ishin me numërim në stadium. Kompania që kontrollon rregullin dhe sigurinë njoftoi se kishte marrë pak forca, pasi ishte njoftuar se nuk ishin shitur shumë bileta për këtë ndeshje. Në minutën e 65-të një top i gjuajtur nga Hasani, godet reklamën. Më pas, topi shkon te Batha, i cili në mënyrë provokator­e e gjuan më fort dhe irriton tifozët bardheblu. Nis lumi i ofendimeve dhe gjuajnë me karrige dhe sende të forta ndaj "ish"-it të Partizanit. Tifozët tentojnë të futen në stadium, por janë stjuartët që bllokojnë tifozët.

Një top i gjatë i hequr nga një prej mbrojtësve të Tiranës, shkon në tribunën VIP. Ish-trajneri Edmond Liçaj e shtyn topin me dorë në pistë, por nuk ka vonuar batuta e Ilir Dajës, që duke ndjekur trajektore­n e topit ia lëshon: "Presor Mondi, as topin s'e kape dot". Miniincide­nt mes Danilo Alveshit dhe Ilir Dajës. Lojtari brazilian lë fushën e lojës, por nuk pranon t'i japë dorën Mustës, duke dalë disa metra më larg vendit të ndërrimit. Daja e sheh këtë gjest të shëmtuar, kthehet e sheh në sy sulmuesin, duke i bërë një gjest që ka gabuar.

Në fund të takimit, Ardian Mema është takuar me administra­torin Sinan Idrizi në dhomat e zhveshjes. Trajneri i Tiranës nuk është larguar nga stadiumi pa u takuar edhe me trajnerin Ilir Daja, por përqafime ka pasur për të gjithë, madje edhe për Majkëll Ngonë. Gjatë intervistë­s me mediat, Mema lëshoi një batutë për ndihmësin e tij, Xhafa: "Erjon për një vit do të jesh ti këtu në vendin tim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania