Panorama Sport (Albania)

Mema: Idrizi më dhuroi kartolinën më të bukur për festat

“Merkato? Kemi operuar me sukses në dy pozicione”

-

Ardian Mema ka qenë në qiellin e shtatë pas fitores me Flamurtari­n. Për mediat dhe "Supersport" në "Gol pas Goli". Mema u ndal te problemet e ekipit dhe merkatoja, që sipas tij që tani ka afruar dy futbollist­ë.

Profesor, u duk sikur fat për ju ishte Idrizi?

I thashë, "më ke dhuruar kartolinën më të bukur për festat e fundvitit". E falënderoj sepse kemi një marrëdhëni­e të mirë bashkë, më erdhi më takoi dhe për mua është një njeri fantastik. Te gjithë i dinë relacionet që kam unë me atë.

Duhet të jesh i kënaqur me këtë fitore?

Kundërshta­ri ishte superior në pjesën e parë, por ekipi reagoi në pjesën e dytë, edhe pas ndryshimev­e që bëra. Pati goxha ritëm e luftë, çfarë na ka munguar në ndeshjet e shkuara.

Keni spostuar Hoxhallari­n majtas dhe keni fituar...

Ka qenë problem në qendrën e mbrojtjes. Mendoj se Hoxhallari ka qenë pjesë e fortë në qendër, por kishte problemati­kën e tij, pasi skuadra nuk shtynte para. Ekipi luan lart me mbrojtësit e krahëve dhe shtyn më sipër. Nuk kishim çfarë të humbnim, ishte ndeshja e fundit dhe lojtarët dhanë gjithçka në fushë. Doja ta mbyllnim me fitore ndaj një kundërshta­ri me shumë kualitete. Sa herë lufton fitohet ndeshja. Nuk ka ekipe të forta dhe të dobëta, kush është i përqendrua­r dhe më në formë fizikisht e më mirë taktikisht dhe arrin të kuptojë si po zhvillohet loja, me doemos punët do i shkojnë mirë.

Keni futur Imamin në qendër...

Kam qenë i kushtëzuar për zgjedhjet e mia, pasi Imami nuk ka luajtur më parë mbrojtës qendre. E kalova Imamin në qendër, pasi ekipi duhet me doemos të fitonte këtë ndeshje, për ta mbyllur mirë vitin me çdo kusht. Nuk kemi bërë ndonjë lojë kushedi se çfarë, por luftuam dhe u kërkua shumë të shkonim drejt portës. Kishim raste si në çdo ndeshje. Është e metë e imja që nuk e shoh edhe aq shumë mbrojtjen, por kjo dha frytet e veta, pasi vetëm Imami nuk ishte në rolin e tij natyral".

Do të zbuloni diçka për merkaton?

Ky ekip ka nevojë për ndërhyrje dhe kjo nuk diskutohet. Do jem në punë gjatë pushimit, për të marrë ndonjë lojtar për ta afruar. Kam parë 10 ose 15 lojtarë, por jemi ende duke i vëzhguar, pasi nuk mund t'i biesh menjëherë lapsit. Duhet të shohësh cilësitë tekniko-taktike dhe sjelljet e tyre. Duam të marrim lojtarë më të mirë se grupi aktual. Të huaj apo shqiptar? Kemi parë më shumë jashtë, por nuk është se nuk kemi parë dhe lojtarë në vend. Duhet të jenë pjesë marrëveshj­esh klub me klub.

Çfarë lojtarësh kërkoni?

Lojtarët që bëjnë diferencën do të jenë efikas te Tirana dhe duhet të zgjidhen më të mirë se sa janë, ose në të kundërt nuk duhen marrë. Ky është mendimi im kategorik. Nëse nuk del një lojtar që nuk bën diferencën, unë do të vijoj me këta që janë. Janari nuk është koha e përshtatsh­me, por kemi parë disa lojtarë nga jashtë. Kemi operuar me sukses të paktën në dy pozicione, që nuk mund t'jua them.

Do të largoni shumë lojtarë?

Tirana nuk ka listë për të

larguar lojtarë, pasi nuk kemi shumë lojtarë. Mund të largohet ndonjë, por nuk mund ta jap këtë përgjigje tani. Tirana duhet të shohë lojtarë që bëjnë diferenca, kjo është shumë e qartë.

Shumë konkurrenc­ë në ekip?

Lojtari më i mirë do të luajë, por nuk mund të sigurojë unë apo dikush që presidenti të më thotë do rrish 10 vite te Tirana. Lojtarët duhet ta kuptojnë shumë mirë dhe duhet të përpiqen shumë për të zënë vendin. Nëse nuk do ketë konkurrenc­ë, do të kemi të njëjtat probleme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania