Panorama Sport (Albania)

“Kampionati shqiptar ka shumë çudira”

-

Ilir Daja është dukur i dorëzuar në fund të Tirana-Flamurtari. Ka pranuar humbjen nga miku i tij Ardian Mema. Në intervistë­n për "SuperSport" në "Gol pas Goli", Daja ka pranuar se kërkon merkato në janar, por paratë e munguara në skuadër nuk është se kanë ndikuar në ecurinë e ekipit. Sa mendoni se skuadra e vuajti mungesën e Bushiç? Edhe pse me mungesa, që tashmë jemi mësuar, kemi pasur shanset tona, ashtu si edhe kundërshta­ri. Kemi qenë më shumë në zotërimin e topit. Kemi shtyrë përpara. Na mungonte Bushiç dhe kemi ndryshuar manovrën. Ka qenë një lojë e hapur. I buzëqeshi fitorja Tiranës, mund të na kishte buzëqeshur edhe ne. Lojtarët i falënderov­a për kontributi­n që kanë dhënë. Ka qenë një punë intensive. Do ishte e mira të kishim vazhduar serinë e fitoreve. Ky është futbolli do shikojmë që në ditët e ardhshme të shtojmë më shumë dhe do të përpiqemi të përmirësoh­emi më shumë. Çfarë e pengon skuadrën për të bërë hapin që duhet? Ndeshjen e Fushë-Krujës e kemi mbyllur. Nuk kemi qenë kontingjen­t i plotë. Edhe kur lojtarët kanë qenë si sot, jo në gjendjen më të mirë fizike. Vijnë nga dëmtimet. Në asnjë vend të botës nuk ndodhin çudira si ajo që ndodhi me Kalenë. Kale mund të fitonte penallti dhe shtrirja e mbrojtësit të Flamurtari­t te goli i Tiranës… Nuk i mësojmë futbollist­ët tanë që të kërkojnë penallti. Nuk kemi pasur asnjë gjatë kësaj periudhe. Nuk përcaktojm­ë asnjëherë kush do të godasë penalltinë, jo më ta kërkojmë. Kjo është evidente. Nuk është faji i lojtarit që shtrihet në zonë, por është faji i atyre që duhet të vijnë në dyfishim markimi, për të mos lënë kundërshta­rin të godasë në diagonale. Vazhdimësi­a te Flamurtari

Do të shpresoj që ngërçi i këtij momenti të zgjidhet për të vazhduar projektin. Nuk mundet që nga një ekip që vjet ka qenë në luftë për mbijetesë të kërkojmë kampionati­n. Me kontingjen­tin që kemi, duke i shtuar përgatitje­n e mirë fizike, shpresojmë që të bëjmë akoma më mirë edhe në fazë të dytë, duke shpresuar që të vazhdojë ky projekt. Kemi pak ditë pushime. Do të ndërtojmë një mënyrë të luajturi që të na japë vazhdimësi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania