Panorama Sport (Albania)

Halili: Vit tersi, do të flas me lojtarët për donatorët e rinj

-

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, në fund të sfidës me Flamurtari­n dukej i kënaqur. Ai pranoi se skuadra më në fund mori atë që dha në fushën e lojës. "Do ishte mirë të pyesni futbollist­ët, megjithatë, po flas pesë fjalë. Përfitoj nga rasti që t'u uroj të gjithëve festat gëzuar, një vit ishallah më i mbarë edhe për klubin e Tiranës, tifozët dhe për të gjithë ne. Për familjet e futbollist­ëve dhe të gjithë, sepse kemi vuajtur dhe vuajmë për këtë gjë, uroj që gjërat të shkojnë siç shkoi kjo ndeshje edhe vitin e ardhshëm. Ne gjithmonë kemi zhvilluar ndeshje të mira, kemi shënuar, pastaj kemi pësuar, kështu që uroj të vazhdojë kjo ecuri, siç ishte kjo ndeshje. E donim këtë fitore, u arrit falë kontributi­t të gjithë skuadrës", u shpreh në fillim Halili. Presidenti Halili preku edhe temën e donatorëve të rinj që do të vijnë te Tirana. "Nuk kam folur me çunat. Do bëj një takim me ato, do flasim bashkërish­t, që të bëjmë dhe një ndarje për këtë sezon, t'u uroj dhe unë gëzuar festat atyre. Gjithashtu, dhe çfarë do kem, unë gjithmonë u kam thënë dhe do ua them. Edhe sot (dje) u thashë kam besim te ju që do ecni dhe vitin e ardhshëm. Do kemi dhe pak ndryshime, shpresojmë që të jenë të vlefshme", vazhdoi më tej presidenti. Në fund, edhe dy fjalë për merkaton që pret Tirana në ditët në vazhdim. "Nuk do ketë shumë ndryshime, sepse tani nuk është e lehtë për të gjetur lojtarë. Tani themi që në bashkëbise­dim me stafin do bëjmë diçka. Do flasim me stafin dhe do mundohemi të plotësojmë dëshirat e klubit dhe trajnerëve", mbylli Refik Halili.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania