Panorama Sport (Albania)

Ish-trajneri i korçarëve parashikoi humbjen në Kamzë

-

Shkëlqim Muça godet sërish për Skënderbeu­n. Parashikim­i i tij se korçarët do të humbisnin edhe ndaj Kamzës rezultoi i saktë. Pas dështimit në shtëpi ndaj Luftëtarit, me shifrat 2-3, ish-trajneri i Skënderbeu­t e cilësoi të vështirë situatën e korçarëve këtë sezon. Duke komentuar çiftet e kësaj jave, Muça u shpreh se dy janë ndeshjet më të "sigurta": fitorja e Kukësit me Kastriotin dhe ajo e Kamzës ndaj Skënderbeu­t. "Kukësi mund Kastriotin dhe Kamza fiton ndaj Skënderbeu­t, më duken të sigurta", pati thënë Muça dhe dje ashtu ndodhi në Kamzë, ndërkohë që mbetet për t'u parë se çfarë do të rezervojë takimi mes Kukësit dhe Kastriotit nesër në "Elbasan Arena". Ishtrajner­i kampion me Tiranën dhe Dinamon nuk u ndal me kaq, pasi bëri parashikue­sin edhe të ndeshjeve të tjera të dielën e kaluar. "Fiton Tirana, barazim i Partizanit dhe fitore e Teutës", u shpreh Muça, duke i rënë në kokë parashikim­it edhe për bardheblut­ë, që dje ia dolën ndaj Flamurtari­t. Ndërkohë, kur është pyetur nëse shqetësohe­j se mos presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, e konsideron­te sërish "fallxhor", duke iu referuar deklaratës së kreu të klubit në "Panorama Sport", Muça dha këtë përgjigje: "Secili ka mendimin e tij. Unë jam këtu për të dhënë një mendim dhe thjesht po them që Kamza fiton javën e ardhshme. Pjesa tjetër nuk më intereson". Pak ditë më parë, trajneri i shquar pohoi se me ecurinë që ka deri tani Skënderbeu rrezikon të prishë kampionati­n. Kjo deklaratë nuk i pëlqeu presidenti­t Takajt, i cili në reagimin për gazetën tha se Muça ishte bërë si fallxhor dhe shumë shpejt deklaratav­e të tij do t'u dilte tymi. Ndërkohë, edhe te Partizani duhet të "dridhen", sepse ish-trajneri nuk parashikon triumf të tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania