Panorama Sport (Albania)

Kamza bllokohet në trafik, Orelesi tërbon... Vangjelin

-

Kamza luante në fushën e vet dje, por erdhi sikur të ishte skuadër mike, pasi më herët në stadium mbërriti Skënderbeu dhe kjo e kishte një shkak. Tensioni gjatë ndeshjes ishte i madh, me ofendime pa fund nga tribuna qendrore drejt arbitrit, por edhe stafit korçar. Klubi i Skënderbeu­t përfaqësoh­ej vetëm me zv.presidenti­n Arlind Boshku, ndërsa presidenti Ardjan Takaj nuk ishte i pranishëm në tribunë. "Panorama Sport" ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së djeshme.

* Skuadra e Kamzës ka ardhur vetëm në 12:40 në stadium (ndeshja niste në 13:30) për shkak të trafikut në autostradë, pasi një natë më parë ishin të grumbullua­r në Durrës. Skënderbeu, i mësuar me rrugën Durrës-Tiranë, ka zgjedhur drejtimin pa trafik nga fshati Domje, duke mbërritur në stadium në 12:00, ndërsa Kamza vendëse në 12:40. * Gjergji Muzaka doli në nxehje dje për të provuar këmbën, duke qenë se vjen nga një dëmtim, por nuk ia doli. Shehi e kishte parashikua­r në formacion, por pas disa minutash në nxehje, menjëherë Muzaka u zëvendësua nga Realdo Fili, i cili gjithsesi ishte në gatishmëri.

* Edhe pse hyrja ishte e lirë, përsëri nuk kishte më shumë se 800 tifozë në stadium. Mirëpo, edhe ata që ishin më tepër ofenduan arbitrat sesa mbështetën Kamzën. Gjatë lojës, një pjesë e tifozëve në tribunën qendrore nuk kanë lënë të qetë as trajnerin Orges Shehi. Këtij të fundit iu drejtuan disa herë me thirrjet: "Ulu, ulu në stol!" Nuk munguan as ironitë për gjyqtarin e katërt, Klajdi Kola, duke i thënë: "Thuaji atij të mos dalë nga pankina, nuk merr pikë në Kamzë".

* Në minutën e 65-të mbrojtësi i Skënderbeu­t, Kristi Vangjeli, nxitonte për të kapur një top që doli jashtë, por befas i doli përballë Orelesi, i cili bënte nxehmje dhe kërkoi në ato momente të vononte lojën. Korçari nuk e përtypi dot këtë moment dhe iu kthye nigerianit, duke i kërkuar llogari. Për disa vite lojtarët që kanë bashkë te Skënderbeu, ndërsa dje përdorën duart ndaj njëri-tjetrit. Në minutën e 37-të korçari u kap edhe me japonezin Fukui.

* Dy minuta para përfundimi­t të kohës së rregullt kemi një sherr mes lojtarëve në fushë, ndërsa duket se situata i ikën nga kontrolli arbitrit Alla. Në fushë futet edhe portieri rezervë i Kamzës, Kirev, që kapet me lojtarët korçarë, e më pas ndëshkohet me të verdhë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania