Panorama Sport (Albania)

Orges Shehi: Muaj i mallkuar, po na mundin me gjysmë rasti

-

Trajneri i Skënderbeu­t, Orges Shehi, e cilëson muajin dhjetor si të mallkuar për skuadrën e tij. Pesë ndeshje radhazi pa fitore dhe për më tepër katër humbje dhe vetëm një barazim. Korçarët duhet të kthehen më 11 nëntor për të gjetur fitoren e fundit në kampionat, ndërsa Shehi ndien keqardhje që skuadra po humbet ndeshjet me lojëra të tilla. Në bisedën për "SuperSport", trajneri nuk pranoi të fliste për dorëheqjen që i paraqiti pas ndeshjes me Luftëtarin presidenti­t Takaj. Tashmë pas katër humbjeve radhazi dhe një mungese besimi që është shfaqur në grup, kreu i klubit pritet të bëjë një analizë hollësishm­e, duke marrë masat e duhura. Lojtarët me shumë mundësi do të gjobiten për këtë ecuri, por gjithçka mbetet për t'u parë në vazhdim.

Humbja e katërt radhazi, problem teknik apo psikologji­k?

Mendoj se është muaj i mallkuar për ne. Na vjen keq që mundemi me gjysmë rasti. Luajmë, por nuk po marrim pikët.

E keni menduar dorëheqjen dhe a mund të na sqaroni se çfarë biseduat me presidenti­n Takaj pas humbjes ndaj Luftëtarit?

Nuk kam asgjë për të sqaruar. Çdo njeri, kur është pjesë e një skuadre të madhe, ka të drejtë të mendojë, si unë, si të tjerët. Them se është çështje që nuk ia vlen të diskutohet.

Ndikon te lojtarët fakti që skuadra është e dënuar nga UEFA dhe motivimi nuk është në nivele maksimale?

Nuk mendoj se është ai shkaku kryesor. Skuadra stërvitet dhe luan mirë. Nëse do ta kishin mendjen aty, nuk do të stërvitesh­in mirë. Në disa ndeshje nuk kemi pasur shpirt gare, ua thashë edhe djemve këtë pasi përfundoi takimi. Kemi ngërç psikologji­k. Në fillim kishim besim, sidomos djemtë e rinj. Ndoshta ana psikologji­ke është ajo që na ka dëmtuar.

Si është atmosfera brenda në ekip mes të rinjve dhe të vjetërve?

Më vjen keq që dëgjoj nga këto komente. Duke ndenjur në ambiente të ngrohta mund të dëgjosh gjëra të tilla. Djemtë rrinë në borë e shi dhe larg familjes. Nuk ka asnjë lloji presioni. Duhet të marrin më shumë përsipër, por nuk ka çështje mes të rinjve dhe të vjetërve. Keni të drejtë të pyesni, por jo të aludoni.

Pse vendosët të ndryshonit skemën?

Me rreshtimin deri diku jemi të kënaqur. Ne u goditëm nga një gjysmërast­i. Vendosja e qendrës djathtas, nëse do ishte më mbyllur, ne mund ta evitonim. Përgjithës­isht, gjatë ndeshjes kundërshta­ri nuk na rrezikoi. Problemi i Muzakës na dëmtoi shumë, sepse erdhi në momentin e fundit dhe na i prishi disi ekuilibrat.

Ish-trajneri i Skënderbeu­t, Shkëlqim Muça, kishte parashikua­r humbjen e ekipit tuaj në Kamzë. Keni një koment?

Nuk ia vlen të diskutoj. Ne po na bie bretku në fushë...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania