Panorama Sport (Albania)

Gjoka: Skënderbeu­t i premë krahët, na duhen mbrojtës

- Prisni ndonjë dhuratë në janar?

Trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka, nuk e fshehu kënaqësinë e këtij trepikëshi, edhe pse është i ndërgjegjs­hëm për atë që e pret në pjesën e dytë të kampionati­t. Në intervistë­n për "SuperSport" pas ndeshjes, ai theksoi se ky triumf i jep besim ekipit për të ardhmen.

Një fitore që ju ngre moralisht...

Sigurisht, ishte një ndeshje e vështirë. Pavarësish­t fitores, Skënderbeu është ekip shumë i mirë. Ka një filozofi loje që do shumë energji ta kontrollos­h gjithë kohës. Fitorja erdhi në momentin e duhur për djemtë tanë dhe na jep besim në të ardhmen.

Uroj të kemi ndonjë dhuratë, pasi ekipi ka nevojë të forcohet. Kam gjithë këto ndeshje këtu dhe kemi pasur dëmtime, vuajtje, ndryshime. Asnjëherë s'e kam pasur ekipin e plotë. Nuk mund të ecim gjatë kështu. Por, nuk është e lehtë të blesh shumë lojtarë në janar.

Ia keni bërë me dije presidenti­t lojtarët që ju duhen?

Do shpresojmë që mund të marrim ndonjë lojtar. Na duhet një lojtar në mbrojtje, që të jetë shqiptar pasi të huaj kemi shumë. Për momentin po vështrojmë. Më vonë, ndoshta edhe fillojmë "gjuajmë".

Keni garanci nga presidenti se do forcoheni?

Unë mendoj se lufta për mbijetesë është e hapur dhe e fortë. Nuk ka garanci. Si Luftëtari, edhe Tirana dhe Kastrioti, janë të katërta në luftë. Nuk mund të themi që dy nga këto do dështojnë. Garanci është që do mblidhemi të bisedojmë. Dua që të mos na vijë një moment që të na mungojnë dy qendërmbro­jtës. Njësoj si një shtëpi pa një çati sipër.

I latë hapësira në mes Skënderbeu­t dhe i patët marrë masat në krah. Ishte ky çelësi i suksesit?

Duke parë lojën e Skënderbeu­t, morëm masat më shumë në krah dhe i pritëm aty ku ata luajnë më tepër. Sot (dje) mendoj se krahët e Skënderbeu­t nuk funksionua­n si duhet.

E dinit që Skënderbeu do luante me 3 mbrojtës?

Skënderbeu mund të rreshtohet si të dojë trajneri, ne morëm masat tona. Ne kishim shumë ekuilibër në mbrojtje dhe dolëm me shpejtësi në krahët e sulmit. Vangjeli duke marrë shumë herë pjesë në sulm nuk është i rigjenerua­r kur kthehet në mbrojtje. Edhe Fukui është shumë i fortë fizikisht.

Martinena nuk është ai që ka dalë kampion me Dinamon. Çfarë i mungon të shënojë?

Për Martinenën kam konsiderat­ë, por nuk është e lehtë të mos jesh dy muaj në formacion. Duke parë këtë situatë, çdo lojtar del pak jashtë forme. Doja ta sillja menjëherë në formë, por shpresoj shumë që në fazën tjetër të jetë akoma më i mirë, bashkë me Plakun.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania