Panorama Sport (Albania)

Xhunior ka kritika për të gjithë: Dua t'i shënoj Kukësit që të më marrë

Sulmuesi i Kastriotit: Kemi gabuar, në janar mund...

- Xhunior, cili është opinioni Do luhet ndeshja e fundit Cilat janë planet e së Bujar Balliu

Roxher Xhunior është lojtari që ka shënuar 5 gola në këtë sezon te krutanët. I huazuar nga Kukësi, Roxher do të përballet nesër me skuadrën, e cila zotëron kartonin e tij. Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", braziliani deklaron se ky sezon nuk ka qenë ashtu sikur pritej, megjithatë ai thekson se, pavarësish­t gjendjes aktuale të Kastriotit, shanset janë për të qëndruar në kategori, gjithmonë nëse ka përmirësim­e në lojë dhe ndërhyhet në merkato.

juaj në lidhje me paraqitjen e dobët në ndeshjen e fundit?

Ishte një ndeshje ku bëmë shumë gabime. Nuk kishte lojtarë të veçantë që gabuan, pasi e gjithë skuadra luajti keq. ka shënuar Roxher Xhunior me skuadrën e Kastriotit deri në këtë fazë të kampionati­t. Ai i ka realizuar edhe skuadrës së Kukësit që zotëron pronësinë e kartonit, por edhe Partizanit, Laçit dhe Kamzës.

e vitit, si është bilanci për Kastriotin dhe për ju personalis­ht?

Nuk ishte sezoni që dëshironim. Edhe kur kemi fituar, kemi pasur shumë luhatje. Duhet të analizojmë mirë çfarë kemi bërë gabim dhe të rregullojm­ë situatën. Për mua personalis­ht ishte një sezon ku munda të tregoj pak nga ajo që di të bëj, megjithatë kam bërë gjithçka për të ndihmuar Kastriotin në mënyrën më të mirë të mundshme.

ardhmes, a do vijoni të luani në Shqipëri?

Kam kontratë deri në fund të sezonit. Për të ardhmen time mendon agjenti im, sepse nuk kam dokumente për të qëndruar pas majit në Shqipëri. Por, do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Jeni në huazim nga Kukësi, si është marrëveshj­a mes jush?

Po paguhem vetëm nga Kastrioti. Nëse Kukësi mendon se jam paraqitur mirë, mund të më marrë në merkaton e muajit janar.

Ndonjë ndjesi e veçantë të luani ndaj Kukësit? A do donit t'i shënonit?

Dua të ndihmoj ekipin tim në radhë të parë, ndaj do jem i lumtur nëse shënoj.

A besoni ende se Kastrioti mund të mbijetojë?

Për sa kohë shanset për mbijetesë ekzistojnë, duhet të besojmë. Dhe këtë mund ta bëjmë duke përmirësua­r ato që kemi gabuar. Jo vetëm ne lojtarët, sepse duhet përmirësim i madh nga të gjithë dhe nëse ndodh kjo, besoj se mund të mbijetojmë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania