Panorama Sport (Albania)

Besa, Besa, ja ja fjalimi fjalimi i i Begesë Begesë

"Duhet të fitojmë për tifozët dhe drejtuesit, ky ekip është për elitë"

- FERIZ FERIZAJ

Vetëm 24 orë para startit të takimit të sotëm, trajneri Gentjan Begeja ua ka bërë të qartë të besuarve të tij se sfida ndaj Orikumit nuk do të jetë e lehtë. Sipas Begesë, miqtë vijnë me objektiv të marrin çfarë të mundin, ndërsa kavajasit synojmë vetëm fitoren.

BEGEJA - "Mos u nisni nga emri i ri që ka Orikumi apo sepse është debutues. Luajtëm në transfertë ndaj tyre në fazën e parë dhe e pamë se nuk është ekip i lehtë. Në përbërje ka lojtarë me shumë përvojë Superiore, që nga portieri Halilaj, qendërmbro­jtësi Kuqi dhe të tjerë. Besoj se i patë këtë javë çfarë ndodhi. Kur humbet Lushnja, Apolonia dhe fiton Elbasani, do të thotë se nuk ka më ekipe të lehta. Secili kërkon vlerësim maksimal nga ne nëse duam të fitojmë", tha fillimisht Begeja. Më pas, trajneri u ndal tek objektivi i ekipit dhe shprehu nevojën që kjo sfidë të fitohet patjetër si një dhuratë për tifozët që nuk do të jenë prezentë. "Siç citova më lart, kam besim absolut te ju se do ta mbyllin me nder 2018-ën. Ta themi hapur, bashkia dhe presidenca kanë shlyer çdo qindarkë që i takon stafit dhe lojtarëve. Pra, ne na mbetet detyrimi profesiona­l e moral ta përligjim këtë trajtim. Mundësitë janë të gjitha. Nëse ju kompliment­ova për barazimin në Ballsh, kjo tregon aftësitë dhe mundësitë tona. Veçse ndaj Orikumit do të na duhet të luajmë në sulm dhe të rrezikojmë për të fituar. Kërkoj nga ju të jeni sa më pragmatist­ë në rastet që krijoni. Të luani të qetë të bindur se fitorja është e jona. Dua të them se qetësia para portës dhe në prapavijë do sjellë patjetër rezultat. Fitoni dhe të festoni Vitin e Ri pa e 'vrarë mendjen' për rastet e humbura. Në 2119-ën sigurisht do rrisim marshet, të plotësuar besoj dhe me prurje të reja në merkato", iu tha gjatë fjalës së tij të fundit Begeja lojtarëve përpara ndeshjes së sotme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania