Panorama Sport (Albania)

Zmijani, thirrje Likës: Kthe sytë nga akademia!

"Trajneri duhet të vijë të ndjekë ndeshjet e moshave"

- ADMIR URUÇI

Trajneri i 19-vjeçarëve të Vllaznisë, Luan Zmijani, ka reaguar pas diskutimev­e të shumta për lojtarët e rinj të akademisë shkodrane. Dy herë kampion radhazi me këtë grup lojtarësh Zmijani ka kërkuar më shumë interesim të klubit dhe drejtuesve të saj për futbollist­ët e akademisë. Madje, në intervistë­n e tij për gazetën "Panorama Sport", ai ka një mesazh edhe për trajnerin e skuadrës së parë, Hasan Lika që të ndjekë ndeshjet e U-19.

Zmijani po flitet shumë për akademinë Vllaznia, sidomos për djemtë e ekipit tuaj. Sipas jush ka lojtarë të denjë për ekipin e parë në skuadrën tuaj?

Më bëhet qejfi që po pyetem njëherë për lojtarët e mi që punoj përditë me ta. Mendoj se ka elementë cilësorë që duke punuar mund të jenë të vlefshëm për të furnizuar ekipin e parë.

A duhet që këtë sezon të kishte më shumë elementë të rinj tek ekipi i parë?

Mendoj që këtë sezon, ku skuadra është në Kategorinë e Parë, duhet që të ishte bazuar te lojtarët e rinj, prodhim ndër vite nga akademia. Të ishte ekipi në Superiore, është tjetër gjë, pasi aty është nivel më i lartë dhe duhet të përforcohe­j ekipi. Por, në këto pozicione gjërat janë krejt ndryshe. Duhet që të kishin më shumë hapësirë.

Trajneri Lika e ka ndjekur ekipin tuaj gjatë këtij sezoni?

Me sa di unë, nuk ka qenë i pranishëm në ndonjë ndeshje të ekipit. Them se nuk gaboj në këtë drejtim. Ai duhet që të kishte qenë më pranë skuadrës, të paktën ky është mendimi im.

Administra­tori Lici ka theksuar në intervistë­n e tij se do të pranonte një vend të 10-të dhe të kishte lojtarë cilësorë që të dalin nga akademia. Cili është komenti juaj?

Nëse skuadra s'ka elementë cilësorë dhe nuk punohet me ta, natyrshëm nuk fiton trofe. Por, një skuadër në vend të 10-të nuk mund të ketë cilësi dhe natyrshëm nuk e kanë mentalitet­in e fituesit dhe zor që të shërbejnë për më lart. "Talenti fiton ndeshjet, por puna në skuadër dhe inteligjen­ca fitojnë kampionate". Më pëlqen që ta them këtë shprehje. Te ne ka lojtarë cilësorë që e thashë më lart vlejnë për këtë Vllazni.

Po flitet për presione, madje edhe nga lojtarët tuaj?

Nuk është aspak e vërtetë. Unë nuk ndikohem nga presionet dhe punoj krejt i qetë me stafin dhe përgjegjës­itë e akademisë Vllaznia.

Është thënë nga administra­tori që tani nuk paguhet më për të veshur fanellën e Vllaznisë. Keni dëgjuar ndonjë gjë nga lojtarët tuaj për këtë çështje?

Nuk është kompetencë e imja për sa u përket kontratave dhe nuk di ndonjë rast që të jenë paguar para për të arritur tek ekipi i parë. Megjithatë, këto më mirë i dinë ata që thonë këto gjëra.

Mendoni që duhet të besohet më shumë te djemtë kampionë të akademisë apo në tërësi te shkodranët?

Unë them se duhet të besohet më shumë te këta djem. Kanë futboll në këmbët e tyre.

A ndihen keq lojtarët kur dëgjojnë se klubi mund të marrë nga jashtë lojtarë bashkëmosh­atarë të tyre?

Normal që ndikon te djemtë lajmi që mund të ketë afrime nga jashtë, por konkurrenc­a është diçka pozitive. Këta djem tani duhet të luftojnë për të bindur drejtuesit se vlejnë më shumë se ata që do vijnë.

 ??  ?? Vllaznia U-19, në një prej ndeshjeve të këtij sezoni
Vllaznia U-19, në një prej ndeshjeve të këtij sezoni
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania