Panorama Sport (Albania)

Përmendi armët, Vllaznia i kërkon Rahovës të largohet

"Të paguajë detyrimet dhe është i lirë të ikë"

- ADMIR URUÇI

Klubi i Vllaznisë ka reaguar dje ndaj akuzave të forta të lojtarit të skuadrës, Arsaed Rahova, lëshuar në gazetën "Panorama Sport". Klubi shkodran sqaron se lojtari ka probleme me detyrimet që duhet të shlyejë.

Reagimi - "Në lidhje me shumë insinuata të dala në media dy ditët e fundit, sqarojmë se kjo zhurmë e krijuar bëhet e qëllimshme për t'i prishur punë Vllaznisë. Sa i takon futbollist­it Arsaed Rahova dhe deklaratav­e të tij të fundit, sqarojmë se që nga momenti i ardhjes së tij tek akademia 'Vllaznia', ka ardhur me problemati­ka sepse nuk ka sjellë dokumentac­ionin e duhur nga KF Shkodra, me të cilin është stërvitur tri vite rresht dhe prandaj KF Vllaznia është në gjyq me këtë klub për periudhën e formimit të tij. Ndërkohë, më 24 janar të këtij viti ka firmosur kontratë me klubin Vllaznia dhe ai e di vetë sesi ka firmosur, me gjithë këto problemati­ka. Me kalimin e muajve, lojtari duke qenë i pakënaqur, ka kërkuar të largohet nga Vllaznia. Mbas disa kontakteve që kemi pasur me familjarët e tij, kemi qenë të gatshëm ta japim në huazim, por nuk ka pranuar. Ka kërkuar të marrë lejekalimi­n pa shlyer asnjë detyrim ndaj KF Vllaznia, ndërkohë që kemi qenë të gatshëm ta lëmë të lirë nëse ai do të shlyente detyrimet e

formimit ndaj KF Shkodra. Por, sërish nuk ka pranuar dhe në këto kushte del në media dhe hedh baltë mbi klubin Vllaznia. Sa u takon ndërhyrjev­e të administra­torit në formacioni­n e ekipit U-19 për ndeshjet e 'Uefa Youth League', besojmë se nuk është në karakterin dhe personalit­etin e tij një veprim

i tillë. Këto pretendime bien poshtë sepse ky lojtar, por edhe Smajli kanë qenë titullarë në formacion në atë ndeshje. Bëjmë me dije se që nga dita e sotme, futbollist­i Arsaed Rahova është i lirë të largohet duke paguar detyrimet që ka për periudhën e formimit te KF Vllaznia", thuhet në reagimin e klubit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania