Panorama Sport (Albania)

Kapiteni Lika: Kemi bërë gabime, me Veleçikun ta bëjmë festë

- Admir Uruçi

Kapiteni i ekipit të Vllaznisë, Gilman Lika, është shprehur i kënaqur me ecurinë e deritanish­me të ekipit shkodran. Sipas tij, skuadra, sidomos në këtë fazë të dytë, nuk duhet që të kishte bërë asnjë gabim. Të tillë e quan ai frenimin ndaj Besëlidhje­s. Gjithsesi, ai e vlerëson me notë pozitive ecurinë e deritanish­me. "Sigurisht që do të donim që të mos kishim asnjë gabim në ecurinë tonë, por janë gjëra që ndodhin. E pësuam edhe ndaj Besëlidhje­s në fund kur nuk e meritonim dhe ndoshta kompensuam atë fitore të minutave të fundit ndaj Korabit. Ecuria jonë e përgjithsh­me deri tani ka qenë pozitive dhe e rëndësishm­e është që ta mbajmë sa më gjatë atë për të ruajtur vendin e parë deri në fund. Sa për dënimin e fushës së Erzenit, nuk mendoj se duhet ta mbajmë mendjen aty. Ne i respektojm­ë të gjithë kundërshta­rët, si Erzenin, ashtu edhe Dinamon apo dhe Veleçikun", u shpreh kapiteni.

Veleçiku - Vllaznia do të luajë sot në transfertë takimin me Veleçikun, por për këtë përballje e para do të jenë të favorizuar, pasi do ta luajnë në fushën e stërvitjes së saj "Reshit Rusi", por gjithsesi për Likën asgjë nuk shikohet e lehtë. "Është ndeshja e fundit e këtij viti dhe pa dyshim që do të tentojmë ta fitojmë, në mënyrë që edhe festat e fundvitit t'i shijojmë ashtu si duhet. Përballë do kemi një skuadër shumë të motivuar si Veleçiku, e cila ka bërë mirë deri tani në kampionat dhe ka edhe ajo objektivat e veta për të qenë në pesëshen e parë, megjithatë ne na duhen pikët dhe jam i bindur se do ia dalim. Skuadra është e plotë, formacioni thuajse është stabilizua­r tashmë sepse e njohim edhe më mirë lojën e njëri-tjetrit dhe kësisoj besoj se do t'ia dalim me sukses, ndonëse luajmë në një fushë jo shumë të përshtatsh­me dhe që na pengon në lojën tonë", vijon ai.

Forma - Ndërsa, në fund të fjalës së tij, kapiteni kuqeblu Gilman Lika, i pyetur në lidhje me formën e tij sportive, është shprehur: "Ju që na shihni nga jashtë apo dhe specialist­ët mund të japin një mendim më të drejtë, por besoj se gëzoj një formë të mirë dhe shpresoj të bëj më të mirën që Vllaznia të arrijë objektivin e saj për t'u ngjitur në Superiore", përfundoi Gilman Lika.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania