Panorama Sport (Albania)

Realizoi “golin e vitit” ndaj Dinamos, Llullaku: Festuam për... shpërblime­t

Sulmuesi i Kombëtares: Bukureshti është "gjahu" im i preferuar

- Goli - Festa - Fitorja - Dedikimi -

Astra ia doli që të triumfojë ndaj Dinamos së Bukureshti­t me një rezultat të thellë, 4-1. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte protagonis­ti kryesor në të, teksa realizoi një perlë nga gati 25 metra si dhe asistoi një tjetër gol. Azdren Llullaku, në një deklaratë për mediat rumune, ka komentuar ndeshjen, fitoren, golin e shënuar si dhe mbi të gjitha festën e çmendur të tij dhe bashkëlojt­arëve.

"Më erdhi mirë që shënova. Ishte një gol i bukur. Në fakt, ndaj Dinamos së Bukureshti­t kam shënuar gjithmonë dhe është skuadra ime e preferuar për t'i bërë gol. Më vjen keq që ata gjenden në atë situatë ku janë aktualisht", është shprehur fillimisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i Astras.

"Ishte gëzim i ligjshëm. Pas një fitoreje të tillë, sigurisht që ka vend për festë. Në fakt, në ato momente gëzuam aq shumë edhe për faktin se do të merrnim shpërblime, premio dhe pagesa. Na janë premtuar nga drejtuesit dhe besojmë se situata financiare do të përmirësoh­et shpejt", ka treguar shqiptari.

"Ishte një ndeshje, të cilën e dominuam dhe merituam që ta fitonim. Kemi krijuar dhe humbur shumë raste. Për mënyrën si shkoi takimi, mund të kishim fituar

me katër gola që në pjesën e parë. Megjithatë, rëndësi ka përfundimi dhe tri pikët që morëm", shtoi ai.

"Dua që t'ia dedikoj trajnerit. Është njeriu që na ka motivuar dhe që na ka bërë të besojmë se mund t'ia dalim. E meriton që t'ia dedikoj për çfarë ka bërë për ne", ka deklaruar Azdren Llullaku.

 ??  ?? Goli i shënuar nga Llullaku ndaj Dinamos së Bukureshti­t
Goli i shënuar nga Llullaku ndaj Dinamos së Bukureshti­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania