Panorama Sport (Albania)

Gurabardhi: Ky, sezoni im i fundit në krye të Barletit

Tekniku i ekipit universita­r tregon arsyet e divorcit

- ARTIN LLESHAJ

Sezoni 2018-2019 do të jetë sezoni i fundit në drejtim të skuadrës Barleti Volej, për trajnerin Hasan Gurabardhi. Tekniku ka vendosur ta mbyllë aventurën e tij në drejtim të ekipit universita­r, pas një eksperienc­e të suksesshme 7-vjeçare, ku ka arritur të fitojë gjithçka në volejbolli­n e femrave me këtë klub. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", Gurabardhi shpjegon arsyet e këtij vendimi. Ai flet gjithashtu për sezonin aktual dhe vështirësi­të e problemati­kat që ka sporti i rrjetës në Shqipëri.

Si do ta vlerësonit paraqitjen e skuadrës tuaj në fazën e parë të kampionati­t?

Mund të them që jam i kënaqur, pasi skuadra i ka tejkaluar edhe parashikim­et që unë kisha bërë në fillim të sezonit. Siç e dini, ne na u larguan katër lojtare titullare, të cilat ishin pjesë e skuadrës në sezonin e shkuar. Këto lojtare ne jemi munduar që t'i zëvendësoj­më me volejbolli­ste të reja. Deri në këto momente, ekipi i ka tejkaluar pritshmëri­të që ne kishim në këtë edicion. Sezoni e nisëm me një turne ndërkombët­ar në datat 7-9 shtator në Strumicë, ku fillimisht mundëm dy skuadra maqedonase e më pas triumfuam në finale ndaj Partizanit të Beogradit me rezultatin 3-1. Më pas fituam edhe Kupën e Federatës, aktivitet ku marrin pjesë katër ekipet më të mira, ku mposhtëm Tiranën në gjysmëfina­le dhe Partizanin në finale. Edhe në kampionat jemi brenda objektivav­e ku renditemi në vendin e dytë, vetëm një pikë pas kryesuesev­e të Mirditës. Jam shumë i kënaqur me ecurinë në kampionat ku kemi mundur dy skuadra rivale si Mirdita dhe Tirana, ndërkohë që kemi humbur vetëm ndaj Partizanit.

Çfarë synon të arrijë Barleti Volej në këtë sezon?

Ky është sezoni i shtatë që unë jam trajner i ekipit të Barletit dhe ne gjithmonë kemi luajtur për të fituar në çdo aktivitet ku kemi marrë pjesë. Pas fitimit të trofeut të parë kombëtar që ishte Kupa e Federatës, ne tashmë do të luftojmë për fitimin e Kupës së Republikës dhe të shpallemi kampionë në kampionati­n kombëtar.

Ky është viti i shtatë për ju në drejtim të skuadrës universita­re. Keni fituar gjithçka dhe besoj nuk është lehtë të gjeni motivim të ri?

Ne kemi arritur të shpallemi katër herë kampion dhe kërkojmë që të fitojmë edhe titullin e pestë. Po e them këtu, për herë të parë për gazetën "Panorama Sport" që ky vit do të jetë edhe viti im i fundit në drejtimin e Barleti Volej. Do të largohem nga kjo skuadër, pasi këtu kam arritur të fitoj gjithçka dhe mund të quhet si një cikël i mbyllur. Me këtë rast dua të falënderoj presidenti­n e skuadrës z. Gafur Dudaj bashkë me familjen e tij, të cilët më kanë dhënë një mbështetje shumë të madhe gjatë gjithë këtyre viteve që kam qenë në drejtimin e skuadrës dhe këtë vendim e kam marrë në konsensus të plotë me ta. Siç e thashë edhe më parë, këtu kam arritur gjithçka dhe tashmë nuk mund të bëj më tepër. Sido që të mbyllet ky sezon, do të jetë sezoni

im i fundit si trajner i Barletit.

Kampionati po karakteriz­ohet nga një rivalitet i lartë. Cilat ekipe shikoni si konkurrent­et kryesore në luftën për titull?

Ekipet kryesore në Shqipëri gjatë këtyre viteve të fundit kanë qenë Barleti, Partizani, Tirana dhe Teuta. Këtë sezon Teuta ka pasur shumë largime, ashtu siç kemi pasur edhe ne, ndërkohë që në listën e skuadrave pretendent­e është futur fuqishëm Mirdita, e cila ka bërë një merkato shumë të mirë, duke afruar në ekip lojtaret më të mira të vendit. Kështu që unë do ta quaja si skuadrën kryesore për fitimin e kampionati­t, pa harruar Tiranën dhe Partizanin. Gjithashtu, edhe Vllaznia është paraqitur mjaft mirë. Them që këto katër skuadra bashkë me Barletin do jenë pesë ekipet pretendent­e për fitimin e kampionati­t.

Ju jeni ndër personat që keni dhënë një kontribut të jashtëzako­nshëm për volejbolli­n shqiptar. Si do ta komentoni situatën aktuale që po kalon ky sport në vendin tonë?

Volejbolli në Shqipëri është një sport që ka një traditë të madhe si për femra, ashtu edhe për meshkuj. Aktualisht, në renditjen e CEV (Konfederat­ës Europiane të Volejbolli­t), volejbolli i femrave është në nivele të mira. FSHV-ja po përpiqet të bëjë gjithçka për ekipet kombëtare, por, ashtu siç dihet, "plagët" më të mëdha janë financat, me një ligj sporti që nuk ndihmon aspak dhe infrastruk­tura shumë e dobët. Më vjen vërtet keq, pasi këtu ka shumë vajza dhe djem të rinj që e dashurojnë volejbolli­n dhe jemi një vend me traditë në këtë sport ku na vlerëson e gjithë bota. Ashtu si unë që jam në një moshë madhore, edhe shumë kolegë trajnerë të rinj mundohemi që ta mbajmë gjallë volejbolli­n, por vështirësi­të janë të pranishme në çdo moment.

Sezonet e fundit klubet shqiptare, të cilat kanë të drejtën për t'u përfaqësua­r në kupat e Europës, nuk marrin pjesë për shkak të financave. Si do ta gjykonit këtë situatë?

Kjo është diçka shumë e dhimbshme për të gjithë ne që jemi pjesë e këtij sporti. Para shumë viteve kur kam qenë pjesë e skuadrës së Tiranës, kemi luajtur dy herë në kupat europiane dhe mund të them që është diçka shumë e bukur, ku vajzat dhe djemtë motivohen më tepër dhe arrijnë të fitojnë eksperienc­ë. Mungesa e financave bën që ekipet tona të mos marrin pjesë në këto veprimtari, pasi një përfaqësim në Europë ka një kosto minimalish­t prej 10 mijë eurosh. Për shumë sponsorë kjo bëhet e vështirë, pasi shpenzimet e sezonit janë të konsiderue­shme, ku mund të them që presidenti ynë, Dudaj, shpenzon rreth 10 mln lekë në vit, vetëm për pallatin e sportit për t'u stërvitur dhe për të luajtur ndeshjet. Këtu mendoj që është e domosdoshm­e të ndërhyjë shteti, duke rritur shpërblime­t për titullin kampion dhe për Kupën e Republikës, në mënyrë që më pas FSHV-ja mund t'i detyrojë ekipet të mos i braktisin ndeshjet ndërkombët­are. Mendoj që kjo është pika më e dobët që na djeg të gjithëve ne që merremi me volejbolli­n.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania