Panorama Sport (Albania)

Ançeloti: Pavar? Më mjafton Hysaj

Shqiptarët e Serisë A, sot priten të gjithë në fushë në javën e 17-të

-

Napoli-Spal: sfida e orës 15:00 duhet të jetë e favorshme, së paku në letër, për skuadrën "axurre". Sepse diferencat teknike janë të dukshme dhe në Napoli vazhdojnë të ndjekin ëndrrën "titull". Karlo Ançeloti nuk parashikon risi në formacion: trajneri ka përjashtua­r mundësinë për të mbajtur jashtë Insinjen e Kulibalinë ("as nuk po e mendoj!"):

"Janë tri ndeshje të rëndësishm­e, nuk bëj llogari për Interin. Luajnë më të mirët: mungon Alan, sepse ka një problem në shpinë".

"PAVAR? KAM HYSAJN" Sakaq, dhjetë ditë nga hapja zyrtare e merkatos dimërore, duke qëndruar te Napoli, vëmendja i kushtohet Elseid Hysajt: i kërkuar nga Çelsi në Angli, por edhe Atletiko e Madridit në Spanjë. Zëra që është përpjekur t'i shuajë vetë Ançeloti gjatë konferencë­s për shtyp. Kur gazetarët i kanë përmendur emrin e Pavar, si përforcim për krahun e djathtë të mbrojtjes, trajneri u përgjigj: "Në janar nuk do ketë as blerje, as shitje. Nëse them që më pëlqen Pavar, do të ishte mungesë respekti për Hysajn, Malkuitin dhe Maksimoviç­in, nga të cilët jam shumë i lumtur",

ka mbyllur momentalis­ht "çështjen" Ançeloti.

SHQIPTARËT E TJERË - Sot zbret në fushë e gjithë Seria A, për javën e 17-të: titullarë të konfirmuar do jenë Thomas Strakosha (në Lacio-Kaljari, ora 12:30), Etrit Berisha (në Xhenoa-Atalanta; 15:00, për zikaltrit nga 1' edhe Berat Gjimshiti) dhe Frederk Veseli (në Empoli-Sampdoria; 15:00).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania