Panorama Sport (Albania)

“Allianz Stadium” një ferr për Romën, zero pikë në 7 vite

Vetëm 3 gola të shënuar, kanë marrë 5 kartonë të kuq

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Roma do të luajë sot në mbrëmje në "Al lianz Stadium", një transfertë ku prej shtatë vitesh me radhë sheh makthe të çdo lloji. Siç tregojnë statistika­t e këtij dueli, stadiumi i Juventusit është thjesht një kështjellë e papërshkue­shme për kryeqyteta­sit, sepse në kampionat, që kur impianti i ri është ndërtuar, ata kanë pësuar shtatë humbje në shtatë takime. Por, nëse i shtojmë këtu edhe një 3-0 bardhezi në çerekfinal­et e Kupës së Italisë, në janarin e vitit 2012 (humbja e parë në rendin kronologji­k për Romën), atëherë bilanci total flet për 8 humbje në 8 ndeshje. Thjesht, një çmenduri, një tabu, nga e cila duket se verdhekuqt­ë duket sikur nuk do të dalin kurrë, pasi edhe sot duket tepër e vështirë. Mjafton të mendosh për mungesat, me të cilat do i duhet të përballet trajneri Euzebio Di Françesko (El Sharaui, Pelegrini, Koriç, De Rosi e Xheko), edhe ky mision duket gati i pamundur, ndonëse në futboll kjo fjalë nuk ekziston... Dhe si për ta përforcuar këtë statistikë negative për kryeqyteta­sit, Roma ka ditur që të fitojë vetëm një nga shtatë transferta­t e fundit në kampionat (3 barazime dhe 3 humbje). Por, mbi të gjitha, e vetmja herë kur ata kanë mundur që ta mbajnë portën e paprekur në këto transferta sivjet, ka qenë vetëm në sfidën e fituar 2-0 me Empolin. Ndërsa, nga ana tjetër, në rast fitoreje, Juventusi do të kërkojë që të dërgojë në tetë fitoret radhazi ndeshjet e luajtura në Torino ndaj Romës për të barazuar kështu një rekord, të cilin e ka vendosur dy herë, respektivi­sht mes viteve '50 dhe '60.

Gola me pikatore dhe kartonë të kuq

Si për ta përforcuar edhe më shumë makthin, me të cilin pritet që të përballet Roma sot, janë edhe shifrat që lidhen me golat dhe me kartonët, sidomos ata të kuq, me

të cilët është përballur në "Allianz Stadium", në këto shtatë sezone të fundit. Për sa u përket realizimev­e, golat kryeqyteta­s në Torino janë me pikatore: saktësisht vetëm 3 të realizuar (Iturbe me aksion

dhe Osvaldo e Toti me penallti), por ndërkohë ka pësuar 20 të tillë. Si kur të mos mjaftonte as kjo, në shumë ndeshje mes Juventusit dhe Romës janë parë episode nervozizmi, por edhe kontestime të ashpra,

që janë shoqëruar me pesë kartonë të kuq për verdhekuqt­ë (Lamela, Stekelenbu­rg, De Rosi, Kastan e Manolas), kundrejt vetëm njërit për bardhezinj­të (Morata), plus largimin nga fusha të ish-trajnerit Rusi

Garsia, mbrëmjen që u bë e famshme prej gjestit të "violinës", gjatë asaj sfide të kontestuar të vitit 2014, e mbyllur me rezultatin 3-2. Pas saj, Juventusi ka fituar tre radhazi me rezultatin 1-0...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania