Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

* Juventusi është skuadra e Serisë A që ka fituar më shumë ndeshje përballë Romës, 80 të tilla, të paktën gjashtë më shumë sesa të gjitha skuadrat e tjera të elitës së futbollit italian.

* Që nga sezoni 2012-2013, kur Juventusi e ka nisur serinë e saj si kampione në fuqi e Serisë A, Roma është skuadra që ka mesataren e pikëve më të larta përballë bardhezinj­ve në kampionat: 0.9 pikë për ndeshje, pas 3 fitoresh, 2 barazimesh dhe 7 humbjesh.

* Në vitin diellor 2018, Juventusi ka fituar 30 (plus 4 barazime dhe 1 humbje) nga 35 ndeshjet e luajtura në Serinë A, të paktën 3 më shumë se çdo skuadër tjetër që bën pjesë në pesë ligat e mëdha të Europës. * Juventusi është formacioni që ka mbajtur më shumë se kushdo tjetër portën e paprekur në vitin diellor 2018, saktësisht në 21 raste, një tjetër rekord ky për sa i përket Europës.

* Sfida e sotme mes Juves e Romës do të vërë përballë dy skuadrat që kanë shënuar më shumë gola nga goditjet standarde në kampionat (10 gola). * Kristiano Ronaldo, tashmë pjesë e Juventusit, i ka shënuar pesë dhe ka ofruar dy asiste në ndeshjet që ka luajtur në Champions, përballë Romës. Madje, portugezi ka gjetur golin në tri ndeshjet e fundit radhazi që ka gjetur përballë verdhekuqt­ë.

* Në 16 prezencat e fundit në Serinë A (nga Roma-Juve e muajit maj e deri më sot), Paulo Dibala ka shënuar dy gola. Vetëm 56 nga 968 topat e luajtur nga argjentina­si i Juves në këtë periudhë kanë qenë brenda zonës kundërshta­re (6 për qind e tyre).

* Xhastin Klajvert i Romës është lojtari më i ri i këtij kampionati me të paktën një gol të realizuar dhe një asist të ofruar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania