Panorama Sport (Albania)

Milan-Fiore, Gatuzo bën tjetër shpikje

Trajneri përkëdhel "Pipita"-n: Higuainin s'ia jap askujt

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

"Djalli" dëshiron një Krishtlind­je të qetë dhe kjo dëshire mund të realizohet vetëm me tri pikë sot në orë 15:00 ndaj Fiorentinë­s. Nuk është thjesht urim në fakt, por më shumë një detyrim, pasi që pas ndeshjes me Olimpiakos­in, kuqezinjtë po hasin vështirësi. Morisë së situatave të komplikuar­a i shtohet edhe ajo në lidhje me mesfushën. Gjatë konferencë­s për shtyp, Gatuzo fliste për formacioni­n pa dhënë detaje, por përjashton­te aktivizimi­n e Rikardo Montolivos, me Hoze Maurin dhe Andrea Bertolaçin të projektuar si titullarë. Pikërisht ky i fundit, në provën gjenerale, ka ankuar një problem tendinat e kofshës çka pengon grumbullim­in e tij për sot. Gatuzo nga ana e tij duket se do të qëndrojë besnik i idesë së tij dhe në mesfushë po mendon të aktivizojë Kalabrian, teksa në krahun e djathtë të mbrojtjes do të luajë Injacio Abate.

MONTO E GONZALO Objektivat e Milanit janë me afat të mesëm dhe të gjatë, por ndërkohë Fiorentina është një çështje që duhet arkivuar sa më shpejt dhe në mënyrën më të mirë. "Jemi në emergjencë për sa i përket mesit të fushës dhe unë zgjidhjet i bëj në bazë të sjelljes dhe mënyrës sesi një futbollist stërvitet. Shoh lojtarë të tjerë përpara tij, por në nivel personal nuk kam asgjë", sqaroi Rino, duke shtuar edhe një koment për Higuainin: "Higuainin nuk ia jap askujt, megjithëse nuk besoj se Çelsi blen lojtarë 31vjeçarë. Personalis­ht nuk kam asnjë dyshim për të. Për aq sa e njoh, e duke u bazuar në kafenë që pimë çdo ditë së bashku, e di që Gonzalo po vuan sepse nuk e përjeton lehtë faktin që nuk po shënon".

KONFERENCA - Në konferencë për shtyp, Xhenaro Gatuzo bën psikologun sepse i njeh problemet e të tijve, teksa në konferencë për shtyp jep recetën për shërim: "Duhet të bëjmë më shumë. Kemi pasur disa raste për të kryer hovin cilësor, por kemi dështuar gjithnjë. Po mundohem të gjej mënyrën për të kapërcyer këtë pengesë, e cila është më e madhja në ecurinë tonë drejt të qenurit një ekip i madh. Na mungon aftësia

për të fituar ndeshjet e 'rënda', sepse mbase kemi cilësi, por na mungon përvoja dhe personalit­eti i duhur".

GODITJET - Gatuzo e di fare mirë se çfarë bluan koka e një futbollist­i në momente vështirësi­e. Më shumë sesa kurajë, Milani i tij ka nevojë

për mendësi fituese, aspekt për të cilin trajneri kuqezi tha: "Pas Athinës kemi luajtur shumë thjesht me Bolonjën. Më shqetëson jo pak aspekti mendor, në Greqi morëm një goditje të fortë. Aspekti pozitiv është që nuk e kemi humbur toruan, edhe

pse kemi hasur vështirësi". Nga goditjet në fushë tek ato të merkatos, me Gatuzon që sqaroi: "Diçka do të bëjmë, mbase një mesfushor dhe një sulmues do të na bënin punë. Kemi dhe Paketën që është shumë i fortë, por duhet t'i japim pak kohë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania