Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

Përballja e 33-të në Serinë A mes Kievos e Interit: bilanci u buzëqesh zikaltërve me 20 suksese kundrejt 5, plus 5 barazime.

* Interi i ka fituar të pesta sfidat e fundit në Serinë A kundër Kievos me një golavarazh total të përgjithsh­ëm 10-2, përfshi suksesin e thellë 5-0 të fazës së parë të sezonit 2017-'18. * Sakaq, zikaltrit duhet të thyejnë "mallkimin" e transferta­ve që po i përndjek: vetëm 1 pikë, në fakt, e grumbullua­r në katër sfidat e fundit jashtë mureve të "San Siro"-s (me Romën; janë mposhtur, sipas radhës, nga Atalanta, Totenhemi dhe Juventusi).

* Ivan Perisiç e ka ndëshkuar pesë herë Kievon (kundër së cilës, pikërisht në atë 5-0 realizoi tripletën e tij të parë në kategorinë superiore italiane) në tri sfidat e fundit të Serisë A: kroati, megjithatë, nuk shënon prej 12 ndeshjesh radhazi në kampionat dhe mund të barazojë serinë negative më të gjatë (13, mes viteve 2015 dhe 2016). * Pesë gola (por në gjashtë sfidat e fundit të Serisë A) edhe për Mauro Ikardin kundër Kievos, i cili ka gjetur rrugën e rrjetës me 9 nga 11 goditjet e fundit në kuadrat të kryera në kampionat. Kapitenit zikaltër i mungon edhe një gol për të arritur kuotën 120 në Serinë A. * Luçiano Spaleti ka fituar tri nga katër përballjet e fundit si trajneri kundër Domeniko Di Karlos në Serinë A (një barazim plotëson bilancin). Trajneri aktual zikaltër nuk humbet prej 17 përballjes­h si trajner kundër Kievos në kategorinë superiore italiane (plus shtatë barazime dhe vetëm një humbje).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania