Panorama Sport (Albania)

Krishtlind­je në majën e tabelës, Liverpuli shpreson te... tradita

Salah e udhëheq drejt fitores, ja rastësia që bën me krahë tifozët

-

Do të jenë Krishtlind­je të qeta për tifozët e Liverpulit, të cilët do t'i shohin nga lart të gjitha skuadrat e tjera të Premier Ligës, ashtu si ylli në majën e pemës së Krishtlind­jeve. Në atmosferën elektrizue­se të "Molineux" ku tifozllëku­t iu bashkuan edhe reshjet e shiut, Mohamed Salah bën ligjin. Një gol dhe një asist për egjiptiani­n, i cili udhëheq Liverpulin drejt triumfit në transfertë­n me Uolvesin dhe i çon diferencat plus katër nga Mançester Siti. Këta të fundit do të luajnë sot kundër Kristal Palas. Tani Liverpulit i duhet që të vazhdojë traditën e Premier Ligës, pasi 4 skuadrat e fundit që e kanë mbyllur në vendin e parë në datën 25 dhjetor fitojnë kampionati­n. Por, kujdes, këtë traditë e ka prishur Liverpuli në vitin 2013 ku e humbi kreun.

GOL ME VUAJTJE- Siç ishte parashikua­r. Të kuqtë dominojnë në zotërimin e topit që nga fillimi i ndeshjes. Por, vendësit dalin rrezikshëm në sulm me pak pasime dhe vënë në provë Alisonon tri herë. Traore dhe Zais provojnë,

por nuk ia dalin të ndëshkojnë braziliani­n. Rasti më i mirë i ndeshjes vjen në minutën e 18-të, kur Salah ndëshkon Uolvesin pas një asisti të Fabinjos, duke shtangur mbrojtjen dhe portierin Rui Patrisio. Me këtë gol, Salah merr kreun e golashënue­sve me 11 të tillë. Por, ai dha edhe asistin për golin e dytë duke u bërë lojtari i parë në

Premier Ligë që ka shënuar dhe ka asistuar në ndeshje të ndryshme. Në fundin e pjesës së parë, djemtë e Nunjo Espirito Santos e mbyllin në sulm me tentativat e Xhonit dhe Doherti.

HERA E PARË- Dhjetë minuta nga fillimi i pjesës së dytë Nabi Keita dëmtohet dhe largohet nga fusha për t'i lënë vendin Lalanës. Pikërisht ky i fundit mund të kishte dyfishuar rezultatin, por nuk e mbylli siç duhet një kundërsulm të SalahMane. Rui Patrisio e mbyll dhe i dhuron goditje këndi Liverpulit. Ishte çështje sekondash, sepse Van Dajk shënon pasi merr një pasim perfekt nga Salah. Për mbrojtësin holandez ishte goli i parë në Premier Ligë këtë sezon dhe shërbeu për t'i dhënë qetësi skuadrës së tij. Një fitore që u jep moral "reds"-ave në prag të festave dhe përpara turit të forcës nga 26 dhjetor në 3 janar, kur do të luajnë 3 ndeshje me Njukasëlli­n, Arsenalin dhe Sitin. Deri në përballjen me këta të fundit shpresojnë që të kenë këtë diferencë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania