Panorama Sport (Albania)

Injoroi akademinë e Barcelonës, Valverde: Murijo ka eksperienc­ë

Trajneri mbron transferim­in e ri të katalanasv­e

-

Transferim­i i Xheison Murijos te Barcelona ka ngjallur debat në Spanjë, ku disa prej mediave katalanase akuzojnë trajnerin se nuk u ka dhënë hapësirën e duhur lojtarëve të rinj dhe atyre që po lindin nga akademia. Mirëpo, përpara duelit me Selta Vigon, Ernesto Valverde tha se nuk do të bëjë demagogji me këtë temë dhe vlerëson Murijon për eksperienc­ën që ka. MURIJO

"Ne kishim disa kushte për afrimin e një lojtari në këto momente. Donim që të ishte i mirë, një lojtar që mund t'i besojë dhe që mund të luante menjëherë në skuadrën tonë. Gjithashtu të njihte edhe kampionati­n. Murijo i plotëson të gjitha dhe mund të na ndihmojë. Mendoj se klubi ka bërë një punë të shkëlqyer dhe të shpejtë". AKADEMIA

"Ne sigurisht që e shohim ekipin B dhe kemi marrë elementë cilësorë aty. Por nuk e dimë saktësisht se kur do të rikthehet Umtiti dhe Vermalen. Deri në mesin e

janarit nuk ia dalin. Është e vërtetë që kemi lojtarët e rinj, por nuk është mirë të bëjmë demagogji me këto gjëra". SELTA VIGO

"Është një rival që ka luajtur ndeshje shumë të mira ndaj Barcelonës. Ne po mbyllim vitin, por duhet të ruajmë avantazhin që kemi ndaj rivalëve dhe të jemi komandues të kampionati­t në ditët e pushimeve. Duhet të largohemi të kënaqur, edhe pse e dimë që do të jetë e vështirë". KUTINJO

"Aktivizimi i lojtarëve është një cikël gjatë gjithë sezonit. Kutinjo është një futbollist i madh dhe do

të na ndihmojë në këtë sezon. Nuk ka rëndësi nëse luan në treshen e sulmit apo të mesfushës. Ai di të përshtatet mjaft mirë". MERKATO

"Jam nga ata që e mbyll merkaton përpara se të fillojë. Dua që të jemi të përqendrua­r në të tjera gjëra dhe të mos mendojmë për merkaton".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania