Panorama Sport (Albania)

Pogradeci e kthen në stërvitje, Turbina bie që në... start

Fetollari: Na duhen sulmues për të synuar kreun

- Romeo Xinxifi

Pas rezultatev­e të munguara, liqenorët arrijnë të marrin një trepikësh në takimin e fundit për këtë vit. Ata e kishin vlerësuar shumë këtë ndeshje dhe dhanë më të mirën e tyre në fushë, edhe pse kishin disa mungesa të rëndësishm­e. Ndërsa, Turbina nuk ka arritur të tregojë se di të ruajë stabilitet­in. Epërsia e pogradecar­ëve ka qenë e dukshme dhe miqtë kanë mundur të shfaqen vetëm në pjesën e dytë, kur jo vetëm shënuan, por kanë qenë edhe më kërkues. NDESHJA Takimi ka filluar me epërsi të dukshme të vendësve, të cilët që në minutat e para kanë pasur një rast për shënim. Në të 5-ën, Alillari që debutonte sot si titullar, në hyrje të zonës kalon disa mbrojtës dhe në pozicion të prirët gjuan e tund rrjetën kundërshta­re. Në të 15-ën, sërish Alillari përfiton pas një topi nga goditja këndore, mbrojtësit kundërshta­rë largojnë, por Alillari gjendet në vendin e duhur dhe dyfishon për të tijtë, ndërkohë që Turbina nuk kishte forcë për të reaguar. Cërrikasit afrohen dy herë te porta e Malit, por pa rrezikuar. Golin e tretë për pogradecar­ët e shënon Jahaj. Më pas, ai shfaqet sërish nga një goditje standarde, duke treguar se janë specialite­t i tij. Në minutën e parë të shtesës së kësaj pjese të parë vjen edhe i katërti gol për vendësit, që me anë të Topllarit shënojnë nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e dytë nuk ka pasur bukurinë e të parës. Vendësit tashmë e kishin siguruar fitoren dhe nuk shpenzuan shumë energji, ndërsa miqtë kanë qenë kërkues dhe kanë arritur të shkurtojnë diferencën e golave në të 65-ën. Pas një aksioni individual, Sosoguni arrin të shënojë në portën e Malit. Në të 74-ën është përgjigjur Topllari me një gol spektakola­r për të tijtë. Ky gol ka vulosur krejt takimin që përfundoi 5-1 për pogradecar­ët. FESTIM FETOLLARI Në përfundim të takimit, trajneri i Pogradecit komentoi edhe situatën e skuadrës dhe nevojën për merkato: Jam i kënaqur nga ajo çfarë arritëm duke marrë tri pikët. Kjo na jep mundësinë të jemi aty ku synojmë. Megjithatë, loja në pjesën e dytë nuk ishte si në 45 minutat e para. Tani ne duhet të mendojmë për merkaton, pasi jemi në luftën për kreun. Na duhen tri përforcime në mesfushë, por më shumë në sulm", tha Fetollari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania