Panorama Sport (Albania)

Kukësi rikthehet i dyti, Nica ikën dhe plas “bombën”

Trajneri i krutanëve: Dorëhiqem! Më mirë jetoj në fukarallëk­un tim sesa të shoh një skuadër që i pëson golat kur do ajo...

- VLADIMIR MEMA

Kukësi nuk gabon ndaj Kastriotit të vendit të fundit dhe fiton në shifrat e pastra 2 me 0, duke u afruar në vetëm tri pikë me kreun, në përfundim të dy fazave të para. Verilindor­ët nuk e patën aspak të vështirë për të dalë me tri pikë nga përballja e "Elbasan Arena"-s, duke shënuar që në start me anë të Limajt dhe hipotekuar fitoren me Rexhinaldo­n që në pjesën e parë. Një Kastriot i pafuqishëm, i cili çdo javë që kalon shihet si nga skuadrat që mund t'i thotë shumë shpejt lamtumirë Superiores. Kukësi feston i qetë në festa, teksa për dy fazat finale ka ngushtuar ndjeshëm diferencën me kreun.

PJESA E PARË - Ndeshja nis menjëherë me gol për Kukësin, teksa që në minutën e dytë është Limaj që zhbllokon shifrat. Pas një aksioni të gjatë, topi përfundon në këmbët e këtij të fundit, i cili godet në kufijtë e zonës së rreptësisë dhe e ndal topin në rrjetë. Më mirë se kaq nuk mund të niste sfida për të besuarit e Cungut, të cilët e kanë më të lehtë për të organizuar lojën. Krutanët duken të pafuqishëm për të vënë në vështirësi Frashërin, pasi goditjet e tyre nga distanca shkojnë jashtë. Loja për minuta të tëra duket e plogësht dhe pa ritëm, por në të 27-ën është Shehu ai që i shpëton mbrojtjes kuksiane dhe del i vetëm me Frashërin, i cili neutralizo­n gjithçka, duke e mbajtur portën të paprekur. "Po nuk shënove, do pësosh" është rregulli i pashkruar dhe Rexhinaldo nuk gabon në goditjen me kokë pas krosimit të Shkodrës, duke e dërguar topin aty ku Puja nuk arrin dot në të djathtën e portierit. Minuta e 35-të dhe Kukësi është në avantazh të dy golave dhe me këto shifra mbyllet fraksioni i parë i lojës.

PJESA E DYTË - Kastrioti duket i dorëzuar dhe i pafuqishëm për të ndryshuar diçka, duke i dhënë mundësinë Kukësit të kontrolloj­ë lojën dhe të ushtrojë presion në zonën kundërshta­re. Fillimisht, Limaj dhe më pas Rexhinaldo nuk shfrytëzoj­në mundësitë e tyre për të trefishuar shifrat, ndërsa goditja me kokë e Çyrbjas pritet nga portieri. Duket sikur ndeshja luhet sa për statistikë, sepse askush nuk beson më te një ndryshim rezultati, ndonëse Vatnikaj tenton të zërë në befasi Frashërin me një goditje nga e djathta, por topi devijohet dhe përfundon në këndore. Minutat kalonin dhe të gjithë prisnin përfundimi­n e lojës, aq sa për minuta të tëra në fund kuksianët qarkullojn­ë topin dhe krutanët pajtohen me gjithçka. Kështu, mbyllet sfida 2 me 0 për Kukësin, i cili pas kësaj fitoreje është më afër se kurrë me vendin e parë, vetëm 3 pikë. Festat afrohen me dhurata për verilindor­ët, teksa mundi i tyre në fushë ndaj krutanëve u shpërblye edhe me një hap fals të Partizanit që barazon të tretën ndeshje radhazi dhe kreu është më i prekshëm. Për Kukësin, tamam kohë për festë...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania