Panorama Sport (Albania)

Juve rekordesh, një fundvit prej... “Zonje”

49 pikë pas 17 javësh si askush tjetër dhe mund ta mbyllin fazën e parë në kuotën 55

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

‘ N uk kemi fituar ende asgjë. Mad je, nuk e kemi ende të sigurt as zonën Champions". Masimilian­o Alegri mund të duket një trajner, apo qoftë edhe një person i pangopur, sepse kur sheh skuadrën e tij që pas 17 javësh ka arritur të grumbulloj­ë 49 pikë nga 51 të mundshmet (vetëm Xhenoa i mori një barazim të papritur) dhe të vazhdojë të kërkojë edhe më mirë sesa kaq, atëherë kjo ndoshta do të thotë se në Torino sivjet kanë premisa prej jashtëtokë­sorësh. Pa dyshim që kështu duhet të jetë, sepse falë fitores së arritur në "Allianz Stadium" kundër Romës, Juventusi është shpallur të shtunën në mbrëmje kampion dimri për të 30-ën herë në historinë e Serisë A. Edhe në këtë renditje, ata nuk njohin rivalë, sepse të vetmet skuadra që e ndjekin nga pranë janë Milani dhe Interi, por me dy milanezet që "titullin e dimrit" e kanë fituar vetëm 17 herë. Për më shumë, në 29 precedentë­t e fundit të Serisë A, titulli i kampionit të dimrit për ka vlejtur në 23 raste edhe suksesin final. Në gjashtë rastet e tjera, pasi e kanë kaluar fazën e parë në kryesim, Juventusi është parakaluar, hera e fundit e së cilës është ajo e sezonit 19992000. Parakalimi­n në renditje e bëri Lacio, teksa në pankinën bardhezi ulej Karlo Ançeloti, i cili humbi titullin në llucën e Peruxhas. Në histori

Me 49 pikët e grumbullua­ra deri tani, Juventusi ka grumbullua­r dyfishin (madje edhe më shumë) e pikëve të Romës (e ndalur në kuotën 24), rivalit të fundit, por e frikshme është edhe distanca nga Interi i vendit të tretë me +16 pikë dhe nga Milani, +22, pas vetëm 17 javësh. Por me këto 49 pikë, Juventusi thyen çdo rekord italian, por edhe europian, pasi asnjë skuadër, në çfarëdo viti, nuk ka mundur që të mbajë një ritëm të tillë dhe madje, mund të përmirësoh­et edhe më tej, pasi të luajë edhe dy ndeshjet e fundit, të cilat kompletojn­ë fazën e parë, fundjavën e ardhshme. Juventusi më i pamëshirsh­ëm i të gjitha kohërave deri të shtunën ishte ai i roveshatës së famshme të Karlo Parolës, në sezonin 1949-1950, i cili nëse fitorja do të kishte vlejtur 3 pikë (në atë periudhë vlerësohej me 2) do të kishte arritur një maksimum prej 47 pikësh. Ndërsa në 46, në epokën moderne, pas 17 javësh ishin ndalur Juventusi 2005-2006 i Fabio Kapelos dhe ai i 2013-2014- ës i Antonio Kontes, që në fund do ta mbyllte vitin me 102 pikë. Por rekordet kontinenta­le të "bandës" së Alegrit nuk përfundojn­ë këtu, pasi në vitin diellor 2018 Juventusi ka fituar në kampionat 31 nga 36 ndeshjet e luajtura (më shumë se kushdo tjetër në pesë ligat e mëdha), por në të njëjtën kohë e ka mbajtur të paprekur portën në 22 raste, sërish si askush tjetër. Dhe ndoshta, në dy ndeshjet e mbetura kundër Atalantës dhe Sampdorias pritet që të vendosë rekorde të reja, që vështirë se mund të thyhen.

 ??  ??
 ??  ?? Roveshata e tentuar nga Ronaldos kundër Romës
Roveshata e tentuar nga Ronaldos kundër Romës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania