Panorama Sport (Albania)

Luftëtari Luftëtari ndal Partizanin, Partizanin, Rama Rama kunj Mezanit: Kështu do luani edhe edhe ndaj ndaj Kukësit...?!

“Demat” “Demat” tjetër tjetër sulm sulm për për Shkurtajn, Shkurtajn, ja ja prapaskena­t prapaskena­t Drejtori Drejtori i i Partizanit Partizanit konfirmon blerjen e parë: parë: Morëm Morëm Dukën Dukën nga Amerika

- TOMOR SHEHU

Supergola, spektakël, tension dhe lojtarë që përfundojn­ë në spital. Luftëtari-Partizani i pati të gjitha, në një ndeshje që zgjati afro 100 minuta për shkak të dëmtimeve të portierit Alban Hoxha dhe mesfushori­t Behar Ramadani, që u detyruan të shkonin urgjentish­t me autoambula­ncë në spitalin rajonal të Gjirokastr­ës. Golit të Esat Malës në pjesën e parë pas një lëvizjeje të bukur brenda zonës, iu përgjigj në të dytën me një kryevepër Maldin Ymeraj, i cili dribloi këdo që i doli përpara dhe barazoi shifrat. Ky ishte barazimi i tretë radhazi për Partizanin kampion dimri, por nga mënyra sesi shkoi loja, Luftëtari mund të kishte dalë edhe me tri pikë.

PJESA E PARË - Mungesën e Bruno Telushit në mesfushë trajneri Gega e kishte zëvendësua­r me Koten, ndërsa pjesa tjetër ishte thuajse e njëjtë. Luftëtari kishte ndryshuar mbrojtjen dhe mesfushën në krahasim me fitoren në Korçë. Qendërmbro­jtësi Nemanja Janiçiç kishte përfunduar në tribunë, ndërsa një vend si titullar e kishte marrë Ymeraj. Starti i lojës është i ekuilibrua­r, edhe pse të kuqtë kërkonin të shfrytëzon­in në maksimum Asanin dhe Malën nga krahët. Luftëtari lë shumë hapësira, veçanërish­t në krahun e majtë, aty ku disa herë Xhekson nuk vendoset mirë dhe të kuqtë rrezikojnë. Fillimisht janë gjirokastr­itët që krijojnë iluzionin e golit me Shkurtajn, i cili godet shtyllën, por aksioni është i pavlefshëm, pasi konsideroh­et pozicion jashtë loje. Më pas është Bardhi që gjen rrjetën, por anësori Rexha ngre flamurin. Kote jep sinjalin e parë serioz me një goditje nga afërsia e zonës për të ardhur më pas te kombinimi fantastik i Bardhit me Malën. Ky i fundit bën një veprim mjeshtëror në zonë, duke iu vjedhur Xheksonit, e më pas dribluar Aleksin. Goditja tokazi me të djathtën e kosovarit mposht Ruçin. Reagimi i gjirokastr­itëve nuk është në lartësinë e duhur, teksa vuajnë shumë në mesfushë, ndërsa Shkurtaj qëndron larg zonës, duke humbur shumë duele me mbrojtësit Belica dhe Atanda. Pjesa e parë mbyllet me një goditje të Asanit që grushtohet nga Ruçi.

PJESA E DYTË - Pas pushimit Luftëtari futet shumë i karikuar në fushë, duke i imponuar Partizanit tërheqjen në gjysmëfush­ën e vet. Gjirokas-

tritët qarkullojn­ë mirë topin dhe fitojnë terren në mesfushë. Mezani nxjerr nga loja Milosavlje­v dhe aktivizon Donald Rapon. Pas presionit të vazhdueshë­m nuk vonon as goli i barazimit, që vjen nga një inkursion fantastik në qendër të zonës. Ymeraj driblon njëri pas tjetrit mbrojtësin dhe portierin, duke bërë që stadiumi të shpërthejë. Në momentin më të mirë gjirokastr­itët humbasin shërbimet e kapitenit Ramadani që del i dëmtuar, ndërsa në lojë futet Donaldo Açka. Më pas dëmtohet edhe portieri Hoxha pas një përplasjej­e me Ymerajn. Fundi është dramatik, teksa akordohen nëntë minuta shtesë. Këtu gjirokastr­itët shpërdoroj­në një rast të artë, teksa Donald Rapo bën më të vështirën, në një kohë që mund t’i kishte dhënë tri pikët ekipit.

 ??  ?? LUFTËTARI-PARTIZANI 1-1 Çast nga ndeshja e djeshme
LUFTËTARI-PARTIZANI 1-1 Çast nga ndeshja e djeshme
 ?? FOTO: G. BEQIRI ?? Çast nga ndeshja e djeshme në Gjirokastë­r
FOTO: G. BEQIRI Çast nga ndeshja e djeshme në Gjirokastë­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania