Panorama Sport (Albania)

Synohen Morata e Fabregas për të bindur... Konten

-

Në "Milanello" kishte të paktën një spiun. Ishte ky mendimi i Marko Fasones në kohën kur ishte ende administra­tor i deleguar i Milanit. Lajmi ka dalë nga dosja që "Elliott" ka dorëzuar në prokurori në kuadër të gjyqit me ish-drejtuesin, i cili pretendon të dëmshpërbl­ehet sepse është pushuar nga puna pa të drejtë. Duke u kthyer te dokumentet e dorëzuara nga avokatët e fondit që administro­n Milanin, ekziston një kërkesë nga "Carpinvest", një shoqëri hetimore, e cila pretendon pagesën e disa shërbimeve, për një total prej 80 mijë eurosh. Siç vërtetojnë faturat e shoqërisë me qendër në Karpi, Marko Fasone ka kërkuar ndjekjen e 4 gazetarëve nga tri gazeta të ndryshme, të cilët arrinin të siguronin ekskluzivi­tet mbi çështje të brendshme të Milanit. Që nga dyshimet për Jonghong Li e deri te zbarkimi i "Elliot", ishin të gjitha lajme konfidenci­ale, të cilat gjithnjë e gjenin mënyrën për të "kapërcyer" muret e "Casa Milan". Pasi i ndoqi gazetarët pa mundur të zbulojë asgjë, Fasone mësohet të ketë urdhëruar një kontroll të brendshëm të stafit. Të gjithë vartësit kuqezi me akses në informacio­net e klubit, janë kontrollua­r sepse dyshoheshi­n për komunikim me gazetarët. Celularë, kompjuterë dhe çdo mjet tjetër komunikimi i është nënshtruar një analize "digjitale" për të gjetur gjurmë rrjedhjeje informacio­ni mbi lëvizjet brenda Milanit apo edhe veprimtari­në ekonomike të "Djallit". Pavarësish­t gjithçkaje, për asnjë moment nuk u zbulua burimi që nxirrte informacio­net, teksa Fasone do të duhet të shpjegojë edhe këtë aspekt gjatë seancës gjyqësore për "Shkarkim të padrejtë nga detyra".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania