Panorama Sport (Albania)

Serxho Ramos fryn gjoksin: Reali nuk vdes kurrë!

“Donim ta mbyllnim vitin me trofe, tani të rikthehemi në garë për tituj të tjerë”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Serxho Ramos, kapite ni i Realit të Madrid it, tha se lojtarët madrilenë nuk mund t’i konsideros­h kurrë “të vdekur”. Pas fitores së Botërorit të klubeve ai u shfaq i bindur dhe tha përpara mediave se “galaktikët” do të luftojnë këtë sezon për pjesën e mbetur të titujve. “Sapo mbyllëm me sukses një objektiv që i kishim vendosur vetes. Është si një çmim më shumë pas fitores së Champions-it. Donim ta mbyllnim vitin me trofe dhe me të tretin radhazi për të bërë histori. Diçka e tillë do të na japë më shumë besim për të ardhmen. Është koha për të pushuar pak dhe për t’u rikthyer sërish më të fortë dhe me besim në të gjitha kompeticio­net”, tha Ramos. Ai foli gjithashtu edhe për fërshëllim­at që i bëri publiku vendës. “Fërshëllim­at janë të pashpjegue­shme. Nuk di ta them pse ndodhën. Prandaj unë festova në atë mënyrë, sepse figurat e futbollit meritojnë më shumë respekt nga tifozët. Objektivat? Reali është mirë në të gjitha kompeticio­net. Skuadrën tonë nuk mund ta konsideros­h kurrë të ‘vdekur’, sepse në fund janë gjithmonë aty duke luftuar për të ngritur çdo titull”, theksoi kapiteni. Më tej, ai shpjegoi edhe momentin kur bëri ndërhyrjen vendimtare mbi vijën fatale për të shmangur golin e Al Ain. “Sulmuesi i tyre na mashtroi dhe ishim duke shkuar djathtas të gjithë. Në atë moment mendova të vë këmbën e majtë të hapur për të ndalur topin. Për fat e ndala dhe topi shkoi jashtë. Ishte një ndërhyrje që më vonë solli golin tonë. E kishim marrë shumë seriozisht këtë ndeshje dhe donim patjetër tit- ullin”, përfundoi Ramos. Për madrilenin ky ishte trofeu i 20-të me fanellën e Realit të Madridit, po aq sa Marselo. Në fillimin e fazës së dytë të kampionati­t, Reali do të shpresojë që të ngushtojë diferencat me Barcelonën për të tentuar edhe La Ligën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania