Panorama Sport (Albania)

Gega: S’luajtëm mirë, nuk do jem kurrë pjesë e së keqes

- Ju kënaq barazimi në Gjirokastë­r?

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, pranoi pas ndeshjes në Gjirokastë­r se skuadra e tij nuk bëri një lojë të mirë dhe në fund mund të kishte shkuar edhe më keq. Në intervistë­n për “SuperSport”, kreu i pankinës foli edhe për motivimin që kishte kundërshta­ri, duke qenë se në dispozicio­n ishte një premio prej 15 mijë eurosh. Ashtu siç erdhi loja, mund të ndodhte edhe ndryshe. Nuk ka qenë ndeshje e mirë për ne. Ka qenë ndeshje me gabime dhe disekuilib­ër, por jam i kënaqur që morëm pikën.

Si është gjendja e Alban Hoxhës?

Në fillim u tremba shumë, mendova se kishte thyerje. Tani mora një mesazh pozitiv. Te shpatulla është dëmtuar, nuk është gjë e rëndë, shpresoj të rikuperohe­t sa më shpejt.

Çfarë ndryshoi te Partizani në pjesën e dytë dhe si mundet që mbrojtja juaj të pësojë atë gol?

Ishte një moment ku gjërat u bënë konfuze. Ndoshta Shkurtaj mund të ketë shkaktuar faull ndaj Atandës në atë duel, por janë gjëra që ndodhin. Jam i kënaqur ashtu siç erdhi loja, sepse Luftëtari është ekip simpatik. Janë shumë arsye që kundërshta­ri do të jepte maksimumin.

A deformohet gara kur skuadrat njëherë luajnë fort dhe njëherë lëshojnë...?

Ekipet na marrin shumë seriozisht. Kjo është pjesa që mua më takon. Do ta bëjmë analizën të qetë dhe do të jemi të gatshëm për çdolloj situate. Jam munduar gjatë gjithë kohës të mos jem pjesë e së keqes. Që luajnë fort kundër nesh, bëjnë shumë mirë. Nuk duhet të merremi me motivet pse kundërshta­ri luan fort. Ne duhet të kontrolloj­më veten tonë. Kam qenë i fokusuar te puna, do jap kontributi­n aty ku më takon.

Ibrahimi dhe Atanda ka disa javë që nuk janë aty ku duhet...…

Atandën vendosa që ta ndërroj. Është një futbollist që na ka ndihmuar në dy fazat e para. Në pjesën e parë luajti gabim, prandaj vendosa ta ndërroj. Ibrahimi ka bërë një ndeshje të mirë, me mundësitë e tij. Humbi disa topa, por në përgjithës­i mirë. Lojtarë si Telushi na lënë shumë hapësira. Megjithatë, ky është ekipi dhe do të ketë pasoja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania