Panorama Sport (Albania)

Rama “kunj” Mezanin: Kështu do luani me Kukësin!

Vlonjati: “Nuk tolerojmë asnjë ekip”, Olsi: “Do ju shohim”

- TOMOR SHEHU

Pragndeshj­a LuftëtariP­artizani ka qenë e ndezur, edhe pse bëhej fjalë për një takim që sido që të dilte rezultati, nuk vendoste asgjë për të ardhmen e të dyja skuadrave. Problemet me vonesat e rrogave te Luftëtari kishin krijuar një klimë jo të mirë, madje në qytet aludohej jo pak, duke lënë kështu hije të forta dyshime për performanc­ën e skuadrës ndaj Partizanit. Luftëtari vinte pas një fitoreje të bujshme në Korçë dhe drejtuesit kishin vendosur si ultimatum që në dy ndeshje të merreshin katër pikë, pasi do të kishin një premio të majme. Shpërblimi shkoi 15 mijë euro në rast fitoreje, ndërsa bluzinjtë barazuan me Partizanin. Ky rezultat nuk është kapërdirë mirë në klubin e kuq. Ka qenë pikërisht drejtori i Partizanit, Olsi Rama, i cili dje në tunel pas përfundim- it të ndeshjes, ka gjetur kohën për të ngacmuar trajnerin e Luftëtarit, Gentjan Mezani. “Panorama Sport” zbardh edhe bisedën mes tyre në ambientet e stadiumit “Gjirokastr­a”. Fillimisht është Rama që i drejtohet Mezanit me këto fjalë: “Pse nuk keni luajtur kështu dhe me ekipet e tjera... Sot (dje) e gjetet të merrnit pikë?!”. Menjëherë, Mezani reagon si lab, duke mos ia lënë mangët drejtorit të kuq. “Pse mendon kështu. Luajtëm me Skënderbeu­n dhe fituam në Korçë...”. Rama ndërhyn menjëherë: “Do ta shoh si do luani me Kukësin”. Më pas është Mezani që i jep këtë përgjigje: “Unë për vete nuk toleroj asnjë skuadër. Do t’u kërkojmë lojtarëve të arrijmë suksesin e vjetshëm”. Biseda u mbyll në mënyrë paqësore dhe me një shtrëngim duarsh dhe urimesh mes palëve. Me sa duket, të kuqtë kanë qenë të bindur se premio që ka pasur në dispozicio­n ekipi bluzi mund të ketë ardhur nga rivalët e tyre për titull. Por, te Luftëtari e mohojnë kategoriki­sht këtë. Megjithatë, edhe sikur të ketë ndodhur, nuk është diçka e paligjshme.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania