Panorama Sport (Albania)

Lamtumirë pas 4 vitesh, Rroca: Luftëtarin nuk e harroj kurrë

Fantazisti, në lot: Krenar që luajta në Gjirokastë­r

- PËR KUKËSIN...

Çdo fillim e ka një fund. Pas katër vitesh pjesë e Luftëtarit, dje Eduard Rroca i dha fund me fanellën bluzi, teksa nga muaji janar 2019 do të jetë pjesë e Kukësit. Kartoni i tij është blerë nga klubi verilindor për shifrën e 50 mijë eurove dhe takimi i djeshëm ndaj Partizanit ishte i lamtumirës për fantazisti­n në Gjirokastë­r. Ai shpërtheu në lot pas ndeshjes, teksa u përshëndet me tifozët. “Pas tri vitesh e gjysmë nuk di nga t’ia nis më parë. Ndihem krenar dhe i lumtur që për gjatë kësaj kohe kam qenë pjesë e familjes së madhe bluzi, ku kemi kaluar momente gëzimi dhe trishtimi. Gjithmonë kemi qenë në krah të njëri-tjetrit. Dua t’i falënderoj të gjithë, që nga presidenti, të gjithë trajnerët që kemi kaluar këto vite dhe të gjithë tifozët gjirokastr­itë. Në veçanti grupimin ‘Shqiponjat Bluzi’, që kanë qenë përkrahje për ne në çdo moment. Do jeni gjithmonë pjesë e imja dhe nuk iu harroj kurrë. Kjo do të jetë shtëpia ime gjithmonë”, shkruante dje Rroca në profilin e tij zyrtar në “Facebook”. Ndërkohë, një falënderim enkas për të bëri edhe grupimi

“Shqiponjat Bluzi”.

Pas ndeshjes fantazisti foli për “SuperSport” si lojtar i Kukësit. “Dua të bëj një hap në karrierën time, të luftoj për kampion. Duke parë projektin e Kukësit, është një hap i mirë për jashtë. Është një vendim që nuk është marrë shpejt, kemi pasur kontakte edhe nga ekipe të tjera, por Kukësi më ka dashur më shumë”, deklaroi fillimisht 25vjeçari, i cili luajti katër sezone radhazi me fanellën bluzi. I pyetur se çfarë do t’i thoshte Vasil Shkurtajt, që duket ende i dyzuar për t’u afruar te Kukësi, Rroca u shpreh: “I dimë cilësitë e atij si lojtar. Kur të shkoj te Kukësi dhe të shikoj ambientin do t’i them hajde”. Në fund, i ngacmuar nëse ndaj Partizanit luajti duke menduar për Luftëtarin apo Kukësin, fantazisti dha këtë përgjigje: “Luftëtari nuk është komod në klasifikim, kështu që kam luajtur me 100 për qind për të (sot)”. Tashmë pritet që Rroca të bëjë debutimin me Kukësin më 20 janar, kur verilindor­ët presin Laçin për ndeshjen e parë të fazës së tretë.

 ??  ?? Rroca para ndeshjes së djeshme dhe banderola e tifozëve
Rroca para ndeshjes së djeshme dhe banderola e tifozëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania