Panorama Sport (Albania)

Atanda tërbon Gegën, ka garë... ambulancas­h

Batuta me “hashash” dhe rekord tifozësh, ja çfarë s’u pa

- TOMOR SHEHU

Luftëtari-Partizani pati shumë mo mente të veçanta dhe vizitorë specialë në stadium. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet.

Katër autobusë nga Tirana dhe tre mikrobusë nga Saranda “pushtuan” në orën 13:10 sheshin para stadiumit “Gjirokastr­a” me thirrjet për Partizanin. Tifogrupi “Guerrils” ishte prezent edhe në këtë transfertë me afro 300 veta, duke mbështetur fuqimisht skuadrën e kuqe.

Hyrja ishte falas dhe u vendos një numër rekord tifozësh në stadium sa i përket pranisë për këtë sezon futbollist­ik. Numri shkoi rreth 3 mijë, një shifër e kënaqshme, por ende larg interesimi i sezoneve të kaluara, ku në një takim po ndaj Partizanit ka pasur 5700 tifozë.

Krahas 45 stjuartëve për masat e sigurisë, si dhe forcave të rendit të Komisariat­it të Gjirokastr­ës, gjithashtu në stadium ishin edhe një grup i Forcave Speciale të Policisë së Shtetit.

Dejvi Bregu ishte tifozi special i ndeshjes së djeshme. Mesfushori i Skënderbeu­t, që ka luajtur për tri sezone me Luftëtarin, kishte ardhur dje në Gjirokastë­r për të bërë tifo për ish-skuadrën. Para ndeshjes, ai takoi lojtarët bluzi e më pas zuri vend në tribunën B.

Pas shumë kohësh shfaqet në stadiumin e Luftëtarit ish-kryebashki­aku i Gjirokastr­ës, Bashkim Fino, i cili prej vitesh është deputet dhe pak muaj më parë kandidoi edhe për president të FSHF-së. Fino u ul në krah të presidenti­t të Luftëtarit, Grigor Tavo, ndërsa e ndoqën ndeshjen edhe në shoqërinë e kreut të klubit të kuq, Gazmend Demi, si dhe drejtorit Olsi Rama.

Tymosja e purove në tribunën VIP bezdisi disa tifozë që ndodheshin afër këtij sektori, ndërsa nuk munguan as batutat. “Na hoqët mendjen me këtë puron. T’u japim pak nga të vendit (i referohet hashashit)”, ishte një prej batutave që shkaktoi ilaritet në stadium.

Trajnerët Gentjan Mezani dhe Skënder Gega, në 15 minutat e para, nuk reshtën sa me duar dhe me britma në adresë të lojtarëve. Shpërthimi i trajnerit të kuq ishte në minutën e 13-të, teksa i drejtohet kapitenit Belica me këto fjalë: “Thuaj Atandës të pozicionoh­et se më hoqi trurin”.

Në minutën e 26-të është rritur adrenalina në radhët e “Guerrilasv­e”, të vendosur në pjesën veriore të stadiumit. Një pjesë e tifozëve kanë sfiduar temperatur­at, duke bërë tifo të zhveshur.

Në tribunën qendrore ishte edhe trajneri i Turbinës, Sinan Bardhi, i cili në pushim gjen kohë të thotë: “Kisha mendim ndryshe për mesfushën e Luftëtarit, më duket dobët”. Por, pas reagimit të gjirokastr­itëve në pjesën e dytë, trajneri i cërrikasve ndryshoi mendim.

“Labinot, çoje topin në Labinot Fushë, mos e mbaj akoma në Labinot Mal...”. Tifozët gjirokastr­itë e kanë kapur dje me mbrojtësin Labinot Ibrahimi gjatë pjesës së parë.

Panik për gjashtë minuta në stadiumin “Gjirokastr­a”. Kapiteni i Luftëtarit, Behar Ramadani dhe portieri i Partizanit, Alban Hoxha, u dëmtuan njëri pas tjetrit dhe loja u ndërpre nga minuta 60 deri në 67. Të dy futbollist­ët u transportu­an në Spitalin Rajonal të Gjirokastr­ës dhe ajo që ra më tepër në sy ishte menaxhimi i mirë që iu bë situatës, pasi erdhën në pak minuta tri ambulanca. Ramadani qëndroi më gjatë në ambulancë, derisa të vinte tjetra, në mënyrë që ndeshja të mos niste pa automjetin që transporto­n lojtarët në spital në rast dëmtimesh.

Në momentin e ndërrimit të ambulancav­e, një top si për ironi vjen nga fusha dhe shkon ngjitur me makinën në lëvizje që po transporto­nte Ramadanin në spital. “O Dane, kujt ia dhe topin, shoferit”, ishte një prej batutave, ndërsa si Ramadani dhe Hoxha u duartrokit­ën gjatë nga tifozët pas dëmtimit. Për “Panorama Sport” stafet mjekësore të skuadrave konfirmuan se lojtarët nuk kanë dëmtime serioze.

 ??  ?? Lojtarët e Luftëtarit përshëndet­en me tifozët pas ndeshjes
Lojtarët e Luftëtarit përshëndet­en me tifozët pas ndeshjes
 ??  ?? Tifozët e Partizanit, dje në stadiumin e Gjirokastr­ës FOTOT: G.Beqiri
Tifozët e Partizanit, dje në stadiumin e Gjirokastr­ës FOTOT: G.Beqiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania