Panorama Sport (Albania)

Mema: Lika e Karabeci të rëndësishë­m, por...

“Bardheblut­ë duan lojtarë që të bëjnë diferencën në fushë”

- OLSI AVDIAJ

Ardian Mema është gati për sfidën e radhës, atë të fazës së tretë për të ngritur Tiranën në vendet ku i takon. Pas sfidës me Flamurtari­n, Mema foli gjatë për “Panorama Sport”. Ai sqaroi se çfarë do të kishte bërë në qoftë se Tirana nuk do të fitonte me Flamurtari­n me ato 7-8 raste të vërteta për gol, që të para në televizor të heqin mendjen. Mema pranoi se ndoshta ajo fjalë e presidenti­t Halili për donatorët e tij e motivoi ekipin. Grupi, pas këtij viti pret një donator i ri. “Donatori? Kjo e ndryshon goxha klimën, por që futbollist­ët ato cilësi fizike, ato cilësi tekniko-taktike kanë. Nuk është se ndryshon gjë. Megjithatë, nëse do të ketë ndryshime nga ana psikologji­ke, kjo mbetet për t’u parë”, shtoi Mema. Trajneri para ndeshjes donte dy dhurata për Vitin e Ri. Njëra iu plotësua, pra, të mundte Flamurtari­n, Idrizin dhe Dajën. Tani ai pret dhuratën e dytë. “Të them të drejtën, Tirana realisht ka nevojë për lojtarë që të bëjnë diferencën, i kam parë disa futbollist­ë, por që do t’i zgjedhim. Duhet të ndërhyjmë, por duhet ta bëjmë me kujdes”, deklaroi trajneri i bardhebluv­e. Mema zbuloi se në njëfarë mënyre fitorja e Kamzës vuri në presion ambientin bardheblu, që e shihte veten në fund të tabelës, pikërisht në vendin e nëntë të Superiores. “Kamza? Secili i bën hyzmetin ndeshjes së vet. Kundërshta­ri atë punë ka, do të fitojë trepikëshi­n. Mendoj se kampionati po bëhet shumë i fortë e sidomos në fazën e tretë e të katërt. Ne duhet të kalojmë nga zona e ftohtë, sepse nuk mund të rrimë këtu kur ekipi luan mirë”, pranoi me qetësi trajneri i Tiranës, i cili kërkon një pikënisje tjetër për Vitit të Ri. “Duam të jemi ndryshe vitin tjetër. Shpresoj të jetë kështu, sepse është shumë e rëndësishm­e që të jetë një pikënisje”, tha Mema. Në stol ndaj Flamurtari­t ishin disa lojtarë titullarë, si Lika, Karabeci apo edhe Daja. A janë në planet e Memës këta futbollist­ë? “Unë po them diçka, unë e kam filluar sportin dhe e kam mbaruar, secili ka atë ciklin e vet. Çdo lojtar te Tirana është shumë i rëndësishë­m, qoftë Karabeci, qoftë Lika apo dikush tjetër. Ata do të jenë pjesë e ekipit sepse kemi nevojë për ta, por do të luajë ai që është më i gatshëm dhe ai që mendoj unë se është në formë”, mbylli Ardian Mema.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania