Panorama Sport (Albania)

Nica bëhet për duhan, Cungu ankesa për gjyqtarin anësor

-

Në ndeshjen e djeshme të zhvilluar në "Elbasan Arena", prania e vetëm rreth 70 spektatorë­ve ndikoi së tepërmi në ritmin e ulët të takimit. "Panorama Sport" ju sjell momentet pikante përpara dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes, ku verilindor­ët ia dolën të sigurojnë tri pikët që e afrojnë edhe më shumë me vendin e parë. * Para se të fillonte loja, kur të gjithë prisnin vërshëllim­ën e Kridens Metës, futbollist­i i Kastriotit, Henri, qëndronte i ulur. Me sa duket, ishte një mënyrë fatsjellës­e ose moment lutje prej tij. * Besar Musolli ishte i pranishmëm dje në tribunën VIP të stadiumit "Elbasan Arena' për të ndjekur nga afër paraqitjen e verilindor­ëve. * Pas rastit të dyshimtë për pozicion jashtë loje të Shehut, Cungu pati ankesat e tij për anësorin. Në këtë moment një tifoz lëshon batutën: "I ka rënë dielli, është në gjumë o Cungu". * Si gjithnjë, prania e tifozëve ishte e paktë, edhe pse hyrja ishte e lirë dhe pa bileta. Numri i tyre nuk i kalonte 70 të pranishëm. * Pas pësimit të golit të dytë, tekniku i Kastriotit, Stavri Nica, kërkon të heqë mërzitjen, duke tymosur një cigare. Largohet në cepin më të largët të pankinës për të hequr mërzitjen e tij. * Në të 43-ën, Husein ndërhyn ashpër ndaj Shametit dhe mbrojtësi i Kukësit nuk po duronte dot dhimbjet, me të bërtiturat që dëgjoheshi­n në stadium. * Për një moment Shkodra kapet me Husein pas ndërhyrjes së këtij të fundit ndaj Shametit. Afrikani aktron pak dhe shtrihet në tokë, por ndërhyjnë futbollist­ët dhe situata qetësohet. * Cungu përfiton nga ndalesa e lojës te ndërhyrja e Shametit për t'i dhënë udhëzimet e tij ndaj Shkodrës. * Në të 73-ën Kastrioti pati programuar dy zëvendësim­e, Vatnikajn për Ymerin dhe Taulant Markun për Çelën. Por, ndërsa ndërrimi i parë kryhet, nuk bëhet i dyti. Edhe pse gjyqtari i katërt sinjalizoi me tabelë për ndërrimin dhe Çela hoqi shiritin e kapitenit për të lënë lojën, Marku shkon dhe ulet drejt stolit. Nuk u kuptua pse nuk u bë ky ndërrim.

 ??  ?? Besar Musolli, i pranishmëm në tribunën VIP të'' Elbasan Arenës''
Besar Musolli, i pranishmëm në tribunën VIP të'' Elbasan Arenës''

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania