Panorama Sport (Albania)

Cungu: Tension edhe ndaj Kastriotit, nuk e prish sistemin për Rrocën

Trajneri i Kukësit: I mirëpritur, ka kualitet që të përshtatet

-

Armando Cungu ka pranuar vështirësi­në për të fituar përballë çdo kundërshta­ri. Në deklaratën për "Gol pas Goli" në "SuperSport", trajneri i Kukësit ka komentuar edhe për Rrocën dhe Shkurtajn: 2 goditje 2 gola, çfarë ndodhi në pjesën e dytë? Ekipi po tregon rritje në lojë dhe tashmë edhe në rezultat. Për mua si trajner ishte ndeshja më e vështirë. Ndeshje të tilla me ekipe të fundit të tabelës vështirëso­hen jashtëzako­nisht. Nuk është neglizhenc­ë, por e brendshme e çdo lojtari që e mendon si të fituar, pasi vinim nga 2 ndeshje të mira të tjera. Aq më tepër kur kundërshta­ri nuk ka objektiv. E vura re në pjesën e parë dhe tek ekipi pashë disi tension, i natyrshëm për të fituar dhe për të marrë 3-pikëshin që nuk ishte i lehtë. duke parë se Kastrioti është ekip që u ka hapur shumë probleme të tjerëve, pavarësish­t se është i fundit. Çfarë i keni bërë skuadrës që ngushtuat ndjeshëm diferencën me kreun? Kemi punuar shumë mirë dhe jam i kënaqur nga ecuria. Kemi bërë progres. Që ditën e parë kemi bërë ndeshje të mira, por nuk kemi pasur rezultate. Tashmë kemi edhe ato. Sistemi është i rëndësishë­m dhe na ka dhënë garanci, por nëse nuk është dëshira e duhur nuk vlen as ai. Rroca është i juaji, po Shkurtaj? Unë them një sportist është i joni kur ta shoh në rresht ditën e parë të stërvitjes. Në futbollin shqiptar kanë ndodhur raste. Nuk dua t'i paragjykoj dy futbollist­ët, pasi sipas informacio­neve janë djem korrektë, por na ka ndodhur që janë shkëputur lojtarët. Madje, kanë bërë dy ditë stërvitje në verë dhe të tretën kanë ikur në një ekip tjetër. Afrimi i Rrocës a do t'ju bëjë që të ndryshoni skemën e lojës? Di të them që kam ardhur për të bërë më të mirën në interes të klubit dhe për të bërë zgjidhjen më të mirë në interes të grupit dhe jo të një individi. Nuk ndryshoj asgjë nëse ekipi ndihet mirë për një vendosje apo mënyrë loje dhe nuk mund të ndryshoj për asnjë person. Sepse nuk mund të prishim çdo gjë për hir të një personi. Rroca është i mirëpritur, ka vlerat e tij. Natyrshëm që është një forcë plus për ekipin e Kukësit dhe me kualitetet që ka duhet të jetë pjesë e adoptimit të Kukësit. Është e parakohshm­e për të folur pasi mbetet për t'u parë dhe do të shohim edhe rezultatet e kësaj zgjidhjeje. Në fund dua t'ju uroj të gjithëve gëzuar festat në familjet tuaja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania