Panorama Sport (Albania)

Frashëri: Do jetë sezoni i revanshit personal

-

Portieri i Kukësit, Stivi Frashëri, foli për mikrofonin e "SuperSport" pas ndeshjes me Kastriotin ku tregoi ndër të tjera dëshirën për titullin, si dhe faktin se ky mund të jetë sezoni në të cilin do të synojë një revansh personal. "Më vjen mirë që ndihmova ekipin. Tani jemi një grup i konsolidua­r. Në një ndeshje pa spektatorë ka momente kur lojtarët janë pasivë dhe më erdhi mirë që ia dola të ndërhyj saktë në një moment të vështirë para portës sonë. Ne duhet që të fokusohemi më shumë dhe të mos lejojmë që në ndeshje të tilla të krijohet panik. Më pak gola? Moduli luan rolin e vet. Ne ishim një ekip me lojtarë të rinj në fillim, të cilët donin kohë të adoptohesh­in. Kemi bërë mirë këto 7 javë dhe, më sa kam parë, vetë shokët e mi ndihen mirë në pozicionet ku luajnë", ka deklaruar Frashëri. Vite më parë, Frashëri tregoi që ishte i talentuar, por në një moment të karrierës nuk dha sa duhet. Megjithatë, gjithçka duket e shkuar, pasi vetë portieri pretendon të jetë viti i revanshit. "Patëm problem në rezultate në fillim të vitit dhe nuk morëm ato që prisnim. Të shpresojmë që fazën e tretë dhe të katërt të kthehemi në krye dhe pse jo të shpallemi kampionë. Sezoni i revanshit? Shpresoj që ky të jetë sezon i revanshit. Ka disa ekipe ku portieri nuk mund të përshtatet dhe nuk mund të gjejë vetveten. Te Tirana nuk u përshtata dhe nuk dhashë aq shumë sa pritej nga unë, por shpresoj që koha do e tregojë potenciali­n tim dhe kush jam unë në të vërtetë", u shpreh Frashëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania