Panorama Sport (Albania)

Avdyli pa kontratë, Martinena e Arrabal mbesin në Tiranë

-

Ilir Avdyli është lojtar i lirë. Portieri kosovar, i cili ka luajtur sezonet e fundit me Kamzën, ka përfunduar kontratën me klubin e drejtuar nga Naim Qarri dhe është futbollist i lirë. Gardiani akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, por dy janë opsionet. Së pari, të zgjasë kontratën me ekipin e Kamzës për të mbyllur sezonin me ekipin kryeqyteta­s. Opsioni i dytë është që Avdyli të kalojë te një skuadër tjetër shqiptare ose e huaj. Janë disa ekipe të Superiores, të cilat kanë nevojë për portier, por vetëm në ditët e para të janarit do të shihet nëse Avdyli ka lënë Kamzën dhe është bashkuar me dikë tjetër apo jo.

TË HUAJT – Probleme për dyshen e huaj, Bruno Arrabal dhe Nestor Martinena. Amerikano-latinët, njëri argjentina­s dhe tjetri brazilian, duket se do të kalojnë Vitin e Ri në Tiranë. Mësohet se klubi ka dështuar t’u sigurojë nga një biletë udhëtimi vajtje-ardhje nga Tirana në Argjentinë e Brazil e kthim. Me sa kuptohet, futbollist­ët do të qëndrojnë në Shqipëri, pasi është e pamundur që ata të udhëtojnë drejt kontinenti­t tjetër.

SEZONI - Kamza e ka mbyllur vitin me një fitore mjaft të bukur ndaj kampionëve, duke e lënë të hapur luftën për mbijetesë. Të gjithë janë të kënaqur, duke nisur nga trajneri Gjoka, që ia doli me sukses pas ardhjes në krye të pankinës, teksa ka marrë në katër ndeshje 7 pikë, duke arritur dy fitore, një barazim dhe një humbje. Ky përbënte në vetvete edhe realizmin e qëllimit. Pushimet janë shtyrë deri më 28 dhjetor, derisa skuadra do të vijojë me stërvitjet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania