Panorama Sport (Albania)

Lushnja-Apolonia, bardhësi me “silenciato­r”

Vendësit ankohen për ndalesat e lojës, fierakët pikë çlirimi

- ALBAN ALUSHI

Lushnja dhe Apolonia e mbyllin vitin në... bardhësi. Në një stadium të boshatisur prej mungesës së tifozëve të dënuar, një terreni në kushte të rënduara dhe me një gjykim ku kontestime­t ishin të vazhdueshm­e, ky 90-minutësh nuk pati fitues. Edhe pse derbi i Myzeqesë kurdoherë ka prodhuar interes, entuziazëm, por edhe gola, për të parën herë pas 20 vitesh mbyllet në shifrat 0-0. Një rezultat që u shkon për shtat ndoshta më shumë fierakëve, që kishin nevojë për frymëmarrj­e pas asaj humbjeje që pësuan në shtëpi me Elbasanin. Maringlen Kule debuton me pikë në transfertë, ndonëse e mbyllën 2018-ën në pesëshen e dytë dhe jashtë objektivav­e fillestare. Nga ana tjetër, Lushnja lë dy pikë të çmuara në shtëpi, por mbetet në pesëshen e parë me 3 pikë më shumë se Orikumi i vendit të gjashtë.

PJESA E PARË - Ndeshja nis në ekuilibër të plotë, por me Lushnjën që shfaqet disi më kërkuese. Ata përpiqen që të fitojnë, por u mungojnë rastet e pastra. Gjithsesi, pas të 30-ës nis “beteja” e vërtetë për vendësit. Porsa gjejnë hapësirën e parë, ata shtojnë ritmin dhe presingun dhe hidhen në kërkim të golit të avantazhit. Kalojnë me shumë lehtësi mesfushën, duke krijuar panik konstant në zonën e miqve. Në të 36-ën, Ervis Gjyla i “mashtron” të gjithë me pasimin tokazi drejt Griseld Dervishit, por kjo goditje pritet nga portieri Harizaj. Në të 42ën, Alushi pason nga e djathta drejt qendrës ku gjendjet Gjyla, ky i fundit rrotullohe­t dhe gjuan, por portieri i Apolonisë falë reflekseve devijon me dorën e djathtë. Një minutë para pushimit, Baze provon që të zhbllokojë rezultatin me kokë, por topi nuk e kalon vijën.

PJESA E DYTË - Me shifrat e ndalura në 0-0, skuadrat rikthehen në fushë. Trajnerët u besojnë formacione­ve të njëjta dhe për pasojë në fushë zbresin titullarët. Luhet i njëjti “skenar” i 15 minutave të fundit të pjesës së parë. Që në start Gjyla dhe Sefa kombinojnë bukur, por goditja e kapitenit devijohet me zgjuarsi nga Nako. Apolonia shfaqet për herë të parë e rrezikshme në minutën e 50-të me një gjuajtje të Hysenshaha­jt, por topi i devijuar kalon pranë shtyllës së majtë të Bejtes. Në të 59-ën, të besuarit e Ilir Gjylës ndërtojnë një aksion model, por Alushi e përfundon me një gjuajtje nga e djathta duke gjetur rrjetën e jashtme. Pasqyrën e portës nuk e gjen as kapiteni Sefa në të 74-ën. Ademi kroson nga e djathta dhe Sefa në gjysmë kthesë e dërgon topin jashtë kuadratit. Në 15 minutat e fundit ndeshja bëhet e bezdisshme nga bilbili pa “doganë” i kryesorit Halo. Me ndërprerje­t e shumta, loja bëhet “mbetëse” në mesfushë. Përfundon me kaq. Nga një pikë për skuadrat myzeqare, që barazojnë pa gola në “Roza Haxhiu”.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e luajtur dje në ''Roza Haxhiu''
Çast nga ndeshja e luajtur dje në ''Roza Haxhiu''

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania