Panorama Sport (Albania)

Besa Mihani: Falë një gjyqtari moshash, Bylisi shkoi +4

- Feriz Ferizaj

Meglid Mihani, edhe pse i dëmtuar, ka qenë në dispozicio­n të trajnerit. Prezenca në pankinë i ka dhënë mundësinë të shohë e gjykojë ftohtë gabimet e kryesorit Ervin Kotomelo. Kapiteni, gjatë një deklarate të dhënë për "Panorama Sport", e quan të turpshme që ajo ndeshje t'i besohej një gjyqtari moshash. "Kam mbi dy dekada që luaj futboll, por kurrë nuk kisha parë një gjyqtar tërësisht të paaftë, frikacak dhe që nuk njeh rregullore­n. Ua them me përgjegjës­i si kapiten, që më e mira e këtij takimi ishte që tifozët tanë nuk ishin në stadium. Nuk e imagjinoj dot se çfarë qëndrimi mund të mbanin ata. Është e turpshme që tifozët të provokohen e nxiten kaq rëndë me të tilla gjykime, e pastaj t'i fajësosh vetëm ata për reagimin. Tifozët kavajas duan vetëm drejtësi, asgjë më shumë. Gjyqtari gaboi në gjithçka, sikurse citova më lart, ishte i paaftë të ndiqte aksionet e të dallonte çfarë quhet faull e çfarë jo. Kanë qenë disa ndërhyrje mjaft të ashpra të miqve, për të cilat ai nuk nxori të verdhë. Nuk e di, këtë e bëri nga frika apo injoranca. Në 20 minutat e fundit, gjithçka i doli nga kontrolli. Fillimisht, nuk shihte prekjet hapur me dorë të topit, në 2 raste në hyrje të zonës mike. Kulmi arriti në minutën e 73-të me golin e anuluar të Çelhakës dhe penalltinë e pastër në të 92-ën. Ai kishte frikë të jepte 11metërsh, me sa duket, edhe ngaqë s'ka gjykuar kurrë ekipe burrash, por vetëm kalamajsh. Me këtë rast, apeloj Sektorin e Gjykimit që të mos luajnë me fatet e Besës dhe tonat duke sjellë të tillë gjyqtarë amatorë, frikacakë dhe pa pikë përvoje. Objektivi ynë mbetet Superiorja dhe duam që gjithçka ta meritojmë me djersë. Tani, falë Kotomelos, Bylisi na u shkëput 4 pikë. Nuk janë asgjë, por thjesht janë 2 pikë që gjyqtari na i vodhi", përfundon kapiteni Meglid Mihani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania