Panorama Sport (Albania)

Tomori Priten spastrime, klubi: Devolli ishte burrë

- Eris Sylyku

Tomori i thur lavde Bledar Devollit. Një ditë pasi trajneri vendosi që të largohej për mungesë rezultates­h, gazeta kontaktoi me zyrtarë të klubit dhe ata theksuan se dorëheqja është e parevokues­hme. E megjithatë, duket se vetëm rezultatet sollën "divorcin", pasi raportet kanë mbetur të mira. Të paktën kjo duket nga deklarata e lëshuar fillimisht për "Panorama Sport" nga drejtuesit, që më pas është shpërndarë edhe në faqen në "Facebook". "Vendimi i marrë nga trajneri Bledar Devolli ishte i parevokues­hëm nga ana jonë. Ai është një trajner profesioni­st dhe një burrë i vërtetë. Punoi mirë dhe i solli një frymë të re skuadrës, pavarësish­t problemeve që i dolën rrugës. Dëmtimet, penalizime­t dhe fati jo i mirë ishin 3 faktorët që na nxorën jashtë objektivav­e. Ne do të marrim masat për të parandalua­r ecurinë negative të mëtejshme, duke mos rrezikuar për asnjë moment rënien nga kategoria. Ndoshta ka ardhur momenti për një rifreskim total të skuadrës...", deklaronte klubi. Kjo lëvizje në stol do të shoqërohet edhe me skarcime. Drejtuesit po mendojnë që të rifreskojn­ë ekipin në merkato, pasi mendojnë që pa kualitet nuk mund të shtyhet. Ata që pritet të largohen të parët janë futbollist­ët, të cilët kanë marrë pak minuta për shkak të dëmtimeve, por dhe performanc­ës jo fort të mirë. KANDIDATËT - Sakaq, në kampin e Tomorit janë të vetëdijshë­m që do të luajnë për mbijetesë dhe objektivi i tyre tanimë është vendi i parë në këtë grup. Drejtuesit do të shikojnë të gjitha alternativ­at për "timonierin" e Tomorit, ku nuk përjashtoh­et mundësia e rikthimit të Iken Drobonikut, Santiliano Dules apo dhe spostimi i Klemend Agalliut nga zëvendës në krye të pankinës. Megjithatë, është duke u menduar edhe për ndonjë trajner me peshë, siç është Kristaq Mile. Megjithatë, çdo gjë pritet të qartësohet menjëherë pas festave të fundvitit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania