Panorama Sport (Albania)

"Kampioni" Sherri: Nuk iki pa ngjitur Vllazninë

"Kemi bërë edhe gabime, por e mbyllëm vitin pozitivish­t"

- ADMIR URUÇI

Alen Sherri është "kampioni" i minutave te Vllaznia. Bashkë me Gurishtën, ai nuk ka humbur asnjë ndeshje në këto 14 javë (1200'). Edhe pse në një moshë të re, ofron siguri në portë dhe për këtë motiv mbetet titullari i padiskutue­shëm për Hasan Likën. Ky fakt i ka shtuar edhe ofertat, megjithatë në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", ai këmbëngul që largohet pa kthyer ekipin në elitë.

Mbyllet 2018-ta me fitore dhe me Vllazninë që konfirmohe­t në krye të Grupit A. I kënaqur?

Mendoj se i kemi bërë një mbyllje pozitive vitit, duke fituar me Veleçikun. Luajtëm mirë dhe pikët nuk i diskutuam. Në këto 14 javë pastaj kemi bërë edhe gabime, e megjithatë bilanci është i

kënaqshëm.

Fakti që jeni +7 nga Erzeni ju krijon komoditet?

Nuk duhet të ndihemi rehat derisa të arrijmë matematiki­sht Kategorinë Superiore. Mendoj se kemi bërë më të mirën e mundshme deri në këto momente dhe për këtë

jam i kënaqur.

Cili është synimi për pjesën tjetër të sezonit?

Duhet që të vazhdojmë të mbajmë këtë ritëm dhe të shkëputemi sa më shumë.

Ju keni shprehur besnikëri ndaj Vllaznisë, por zërat e merkatos vazhdojnë t'ju përfshijnë. Ka shanse që të tundoheni gjatë janarit?

Për momentin e kam thënë, jam i përqendrua­r që të jem titullar i padiskutue­shëm te Vllaznia dhe të vazhdoj rrugëtimin e nisur, që të shkojmë drejt në realizimit e objektivit final që është ngjitja në elitë.

Sa afër realizimit të objektivit është Vllaznia?

Duhet të kthehemi patjetër në Superiore në fund të sezonit. Kemi bërë vetëm gjysmën e punës dhe duhet të vazhdojmë të ecim kështu. Jemi më afër ngjitjes se çdo skuadër tjetër, por duhet të bëjmë ende shumë.

Çfarë i garantoni ekipit dhe tifozëve për pjesën e dytë të sezonit?

Si portier që jam, bashkë me mbrojtjen, shpresoj të arrijmë që të bëjmë më të mirën dhe të pësojmë sa më pak gola. Por, edhe mesfusha me sulmin ta dini se kanë të njëjtin qëllim, që të shënojnë sa më shumë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania