Panorama Sport (Albania)

Grekët, Arisi do largojë Mavrajn

Telashe për kapitenin e Kombëtares kuqezi, aventura e tij zgjat vetëm gjashtë muaj

- GENTJAN ALINANI

Në Greqi nuk kanë më dyshime. Tek Aris po zhbëjnë të gjithë projektin për të cilin sakrifikua­n shumë në merkaton e verës. Gjithkush që kujton sakrificën për të afruar Mërgim Mavrajn në skuadër, duhet të dijë që në skuadrën greke do kërkojnë që ta largojnë shqiptarin që në muajin janar. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, pas momentit të vështirë me Hamburgun në Gjermani një vit më parë, rikthehet të jetë sërish në telashe.

VENDIMI

Kupa u mbush dhe presidenti i Aris ka vendosur që të mos bëjë lëshime. Nga sa raportohet në mediat greke, si dhe informacio­net që kanë rrjedhur nga skuadra e Aris, bëhet fjalë për tre futbollist­ë të huaj dhe pesë grekë, të cilët janë në listën e largimeve. Prej pak ditësh kanë nisur negociatat që të mund të zgjidhet kontrata me secilin. Mërgim Mavraj është një prej tyre, me të cilin është kontaktuar fillimisht për zgjidhjen e kontratës dhe se në ditët në vijim, bisedimet do të konkretizo­hen për të parë edhe ndarjen përfundimt­are. Rezultatet e dobëta në kampionat kulmuan me eliminimin nga kupa dhe presidenti Theodoris Karipidis ka vendosur që të mos bëjë më asnjë lëshim. Për të, eliminimi nga Ergotelis në Kupën e Greqisë ka qenë kulmi i situatës negative, për të cilën u ka kërkuar trajnerit dhe drejtorit sportiv që të nisin negociatat me lojtarët që nuk kanë qenë në lartësinë e duhur për të dhënë atë çfarë pritej prej tyre. PROBLEMATI­KA

Pavarësish­t të gjithë situatës, në mediat greke shihet me dyshim e gjithë lëvizja dhe vendimet që ka marrë presidenti dhe drejtuesit. Së pari, sipas mediave greke, bëhet fjalë për një kosto të madhe financiare, pasi Mavraj dhe të tjerët që janë në listën e lojtarëve për t'u larguar kanë të paktën dy vite kontratë. Kjo do të sillte një investim të tepërt të skuadrës për të bërë qoftë edhe vetëm largimin e këtyre futbollist­ëve, ndaj do të zhbënte të gjithë projektin e ndërtuar në verë. Nikolaos Kolasos, Pedro Vitor, Mërgim Mavraj, Babis Pavlidis, Lefteris Indzoglu, Thomas Nazlidis dhe Xhorxh Valerianos janë emrat në listën e largimeve, me të cilët kanë nisur bisedimet për shkëputjen e marrëdhëni­es kontraktua­le nga drejtuesit e Aris. Skuadra e Mavrajt dhe Bashës gjendet në vend të shtatë në kuotën e 19 pikëve, pesë larg vendit të katërt që të çon në kualifikue­set e Europa Ligës dhe tetë pikë më shumë sesa vendi i 13-të që diskuton rënien nga kategoria. BASHA

Duket ndryshe situata me mesfushori­n Migjen Basha. Përpara disa javësh, ai ka marrë edhe shiritin e skuadrës së Arisit dhe në këtë pjesë të parë të sezonit e ka kaluar "klasën" për të marrë besimin edhe për të ardhmen. Mesfushori i Kombëtares nuk është përmendur në listën e futbollist­ëve që do të largohen në janar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania