Panorama Sport (Albania)

Inter, mungon karakteri dhe një si Modriç

-

Kalendari dukej se ishte zgjedhur me dorë për t'u dhuruar tifozëve të Interit një Krishtlind­je të qetë pas zhgënjimev­e të shumta në këtë moment të sezonit. Por, ja që ndodh e kundërta. Kievo e vogël ishte hapi i parë blof i pushimeve në "Bentegodi", Interi përjetoi edhe një herë psikodramë­n e këtij sezoni, duke i dhuruar Pelisierit barazimin në minutën e 91-të. Hedh në kosh 2 pikë, të cilat do t'i kishin shërbyer për t'u larguar nga Milani dhe Roma në garën për Ligën e Kampioneve. Por, kur gjithçka dukej se kishte arritur pikën më të ulët (pas eliminimit me PSVnë), ja një tjetër ndeshje që tregon limitet e një skuadre. Etiketimi anti-Juventus që mori në verë, dalëngadal­ë filloi të grisej dhe tani krahasimet që bëhen janë gjithmonë e më shumë të pakta. Dhe dhimbja bëhet më e madhe në ditën kur Luka Modriç, i cili ishte ëndrra e madhe e verës për zikaltrit, udhëhoqi Realin e Madridit në finalen e Botërorit për të "pushtuar" botën. Ky Inter duket se nuk ka karakter dhe shumë pak organizim. I mungon pikërisht një kampion si kalibri i kroatit. Si Marota, ashtu edhe Spaleti thanë se në merkaton e janarit nuk do të ketë ndonjë goditje të madhe, një politikë që tregon se skuadrat e tjera nuk kanë ndërmend t'i largojnë kampionët e tyre dhe është e vështirë të gjesh dikë që të sjellë kualitet. Është e vërtetë që zikaltrit paguajnë shtrenjtë edhe "faturën" e gabimeve në mbrojtje. De Vraj gaboi kundër Kievos, ndërsa Azamoah i "tradhtoi" zikaltrit me Juven dhe PSV-në. Ndaj Romës ishte Brozoviç që shkaktoi penallti. Por, fakti që kësaj skuadre i mungon grinta dhe kualiteti shihet nga të gjithë. Shtatë fitoret radhazi krijuan një iluzion, por tani janë rikthyer sërish problemet. Ashtu siç ndodhi në kohën e Mançinit Pioli, tani edhe Spaleti. Askush nuk shpëton. Por, pavarësish­t momentit, Interi duhet të jetë patjetër në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm. Kjo është detyra parësore, ndërsa Marota nuk humbet kohë dhe po studion mënyrën sesi mund të arrijë nivelin e Juventusit. Fillimisht duhet të vendosë duart në portofol dhe të bëjë afrime të rëndësishm­e për të forcuar skuadrën. Lajmet më të mira për interistët erdhën nga pragndeshj­a, ku Marota tha se do të kërkojë të sjellë lojtarë kampionë për të bërë hapin cilësor. Një si Modriç, që sjell ekuilibër dhe rregull. Diçka që i mungon këtij Interi "të çmendur".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania