Panorama Sport (Albania)

Kontrata e re me "Adidas"-in, CR7 i tregon vendin ... Rumeniges

-

Futbolli nuk është vetëm një luftë mes rivalësh në fushë, por në kohët moderne edhe një betejë marketingu, për markat më të rëndësishm­e të botës që vrapojnë mes tyre për të qenë përkrah ekipit të momentit, duke i paguar ata me fatura stratosfer­ike, thjesht që të jenë pjesë e suksesit të tyre dhe pa dyshim që sa më shumë tifozë, aq edhe më shumë fitime për ato që sponsorizo­jnë. Dhe rasti më i veçantë së fundmi prek Juventusin, i cili falë efektit "Ronaldo" ka detyruar "Adidas"-in në mënyrë indirekte dhe direkte që të përmirësoj­ë kontratën aktuale, e cila skadonte në vitin 2020. Edhe pse portugezi është imazhi i rivalit historik, "Nike", bluzat me emrin dhe numrin e tij të skuadrës torineze janë të markës "Adidas", prandaj kompania gjermane, duke parë çmendurinë që ka kapluar tifozët bardhezinj në të gjithë botën, ka vendosur që të rinovojë përpara kohe bashkëpuni­min me Juventusin, pasi vetëm në javën e parë, CR7 solli në arkat e gjigantit të veshjeve sportive 53 milionë euro. Me akordin e ri, Juventusi kaloi nga 24 te 51 milionë eurot në vit, deri në 2027-ën. Edhe pse bardhezinj­të renditen të shtatit, bën zhurmë fakti që ata kanë lënë prapa Bajernin e Mynihut, me 48 milionë eurot në vit. Jo më shumë për faktin se "Adidas" është sponsor kryesor dhe kjo kompani ka aksione të klubit, por mbi të gjitha për deklaratat e bëra nga drejtuesit e saj të lartë, presidenti­t Uli Hënes dhe sidomos shefit ekzekutiv, Karl-Hainc Rumenige, i cili nuk humbet rast të nënvizojë se "blerja e 33vjeçarit për 100 milionë ishte një çmenduri". Por ndërkohë, të paktën jashtë fushe, Ronaldo diti sesi ta detyrojë të heshtë Rumenigen...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania