Panorama Sport (Albania)

“SuperMAN...XUKIÇ”, vrasësi i shtyllës së dytë

Edhe përballë Romës, skenari i golit është po i njëjti

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ebukura (apo fat keqësia për kundër shtarët) e Mario Manxukiçit është se kur e dallon është tepër vonë për të gjithë... Ai shfaqet papritur në shtyllën e dytë, mbizotëron në tokë apo në ajër ndaj kundërshta­rit dhe realizon gola me peshë. Të shtunën në mbrëmje, në ajrin e acartë të "Allianz Stadium"it, këtë e vuajti edhe Davide Santon, që 10 minuta përpara fundit të pjesës së parë pa Manxukiçin të ngrihej në qiell, sikur kërkonte të kapte yjet dhe më pas të dërgonte Romën në ferr me "armën" më të fortë të kroatit, goditjen potente me kokë.

DHURATË PËR "ZONJËN"

Santon është vetëm "viktima" e fundit e "killerit" kroat, sepse përpara tij në këtë kurth kishin rënë edhe napolitani Mario Rui, milanisti Rikardo Rodrigez apo edhe interisti dhe ish-shoku i tij juventin, Kuaduo Azamoah. Të gjithë të surprizuar me kokë, të gjithë të mposhtur në duelin ajror, të gjitha të mbështjell­ë nga hija që gjenin mbi kokat e tyre, e cila i përkiste numrit 17... Për më shumë, të gjithë të mposhtur në shtyllën e dytë, sepse Manxukiç kur sheh një krosim nga anët e tij, e ka të pamundur që të mos ngrihet në fluturim dhe të godasë. Skenari ndaj Romës ndryshoi vetëm sepse këtë herë autori i krosimit ishte De Shiljo, i cili dhuroi atë pasim perfekt, në mënyrë që Mario Manxukiç të godiste të vetmen skuadër të madhe italiane, e cila i mungonte kurrikulum­it të tij deri në këtë fazë të kampionati­t.

VETËM GOLA ME PESHË

E bukura e Manxukiçit është edhe ajo e të shënuarit vetëm gola me peshë, gola që vlejnë, sepse sa herë që realizon Juventusi shpesh fiton (ka fituar në 39 nga 40 ndeshjet që ka realizuar, me përjashtim të finales së Kardifit) dhe kaq mjafton për t'u shndërruar në njeriun e kopertinës. Të shtunën, Kristiano Ronaldo duket një dem i xhindosur, vraponte me kokën poshtë në mënyrë të dëshpëruar për të kërkuar golin, të cilin e tentoi në çdo mënyrë. 10 nga 20 tentativat e Juves drejt portës së Romës mbanin firmën e Ronaldos, por Manxukiç realizoi me goditjen e parë në portë dhe plotësoi kështu listën e tij të "vrasjeve" me bujë. Për herë të parë si juventin shënon në tri ndeshje radhazi në kampionat; për herë të parë shënon gjashtë gola në shtëpi dhe për herë të parë ndëshkoi Romën. Kjo ndoshta ishte mënyra më e bukur për Mario Manxukiçin për të mbyllur këtë vit, duke qenë se pas Lacios, Napolit (dopietë), Milanit dhe Interit, me Romën kompletoi listën dhe "dhuratën" personale për këtë periudhë festash.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania