Panorama Sport (Albania)

Juventus, “top player”-i i 7 viteve të fundit është stadiumi

Në shtëpinë e dytë kanë lënë vetëm 30 pikë

-

Titulli i radhës si kampion dimri vlen deri në njëfarë pikë, edhe pse Juventusi nuk e ka mbyllur fazën e parë të Serisë A në krye të renditjes në 7 vitet e fundit vetëm në dy raste, në 2015-ën dhe 2017-ën, kur i qëndronte nga pas Napolit. Por, sivjet nuk duket se bën përshtypje as fakti i të fituarit 16 nga 17 ndeshje (plus 1 barazim) nga skuadra e Alegrit, që gjithsesi, falë këtyre shifrave mjafton për të shënuar një rekord të ri europian dhe, pse jo, deri më 29 dhjetor, kur të ketë mbyllur edhe dy sfidat e radhës me Atalantën dhe Sampdorian, mund të flasim për një tjetër çmenduri pozitive. Gjithsesi, të gjithë te Juventusi apo edhe jashtë kësaj skuadre flasin për Kristiano Ronaldon, shpërthimi­n dhe cinizmin e Mario Manxukiçit në dy muajt e fundit, rikthimin në një lojtar universal të Paulo Dibalës, apo edhe për mbrojtjen e hekurt të rikthyer, por në të vërtetë, duke bërë një analizë më të gjerë, ai "top player"-i i vërtetë i "Zonjës së Vjetër" është mbi të gjitha... stadiumi. Pikërisht kështu, sepse impianti i ri që bardhezinj­të vendosën të ndërtonin dhe të inauguroni­n 7 vite më parë riktheu jo vetëm skuadrën te trofetë, shtoi bindshëm të ardhurat, por mbi të gjitha, kanë pasur më parë ose jo Ronaldon, "Allianz Stadium" konfirmohe­t si fortesa e pathyeshme e kampionëve të Italisë. Shifrat thonë se nga 117 pikët që kanë qenë në lojë në shtatë vite e gjysmë kampionat, kundërshta­rët që kanë bërë vizitë kanë mundur t'i shkëpusin vetëm 30 pikë në total. E thënë ndryshe, nuk është më vetëm fanella që tremb, por edhe fakti i të luajturit në strofkën bardhezi, është një faktor që frikëson çdo rival që shkel dhe këtë e di mirë Roma (8 ndeshje), Milani e Fiorentina (7 ndeshje), të cilat nuk kanë arritur që t'u shkëpusin asnjë pikë të vetme bardhezinj­ve. Ashtu si tri skuadrat e mësipërme, edhe Atalanta, Sasuolo, Parma, Empoli dhe SPAL. 1 pikë kanë mundur që ta shkëpusin Torino, Bolonja e Frozinone; 2 pikë Kievo; 3 pikë Napoli (në 8 ndeshje), Xhenoa, Udineze e Kaljari, si dhe nga 4 pikë Lacio e Sampdoria. Skuadra që ka mundur të bëjë më mirë kanë qenë rivalët e përjetshëm të Interit, që kanë grumbullua­r 5 pikë në "Allianz Stadium", një arsye jo e vogël për t'u krenuar pas kësaj faze të parë, për zikaltrit...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania