Panorama Sport (Albania)

Nga forma te Sarri, ja arsyet e krizës

- MOMENTI MERKATO

Milani, siç deklaroi edhe Xhenaro Gatuzo, është në krizë. Momenti negativ i "Djallit" përkon edhe me atë të Gonzalo Higuainit. Argjentina­si nuk shënon prej tetë ndeshjesh dhe vështirësi­ve të tij për të gjetur rrugën e rrjetës u shtohen edhe ato të formës fizike. Situatën e "El Pipita"-s e pasqyrojnë më së miri statistika­t, ku mjafton të shohim 17 pasimet që sulmuesi arriti të kryente në ndeshjen e fundit kundër Fiorentinë­s. Shifra është shumë e ulët, madje më e ulëta e ekipit, sepse edhe Donaruma të dielën preku më shumë topa se Gonzalo. Asnjë gol në 730 minuta, pa llogaritur shtesat, por lëngata e Higuanit duket sikur nuk do të mbarojë. Ndaj Fiorentinë­s, ai dueloi 11 herë me rivalët dhe doli fitimtar në vetëm dy raste, por sidoqoftë kriza e tij shkon përtej numrave, sepse është e dukshme në veprimet, reagimet apo edhe lëvizjet. Gonzalo do t'i binte në sy edhe një spektatori të rastësishë­m në "San Siro", sepse dallohet që goli i mungon prej kohësh, ekzaktësis­ht dy muajsh.

- Tetë ndeshje mes kampionati­t dhe Ligës së Europës, ku Higuain nuk ka arritur në asnjë rast të shkruajë emrin në tabelën e shënuesve. Që kur transferoh­ej në Itali, pesë vite më parë, sulmuesi nuk ka pasur kurrë një nisje kaq negative, sa kjo që po shfaq në Milanon kuqezi. Nuk është ky lloji i rekordit që argjentina­si ëndërronte të realizonte me fanellën e "Djallit". Sidoqoftë, makthi i tij mund të marrë fund së shpejti, jo vetëm sepse ka dy ndeshje kohë për t'u rikthyer te goli përpara merkatos, por edhe sepse ekziston mundësia e largimit nga Milani.

- Zërat e merkatos e turbullojn­ë jo pak Higuanin. Ishte investimi më i madh i Milanit në verë, është lojtari më i paguar në skuadër dhe ka një dëshirë të madhe të shpaguajë klubin. Nga ana tjetër, zërat e merkatos që flasin për një mungesë vullneti të kuqezinjve për të ushtruar të drejtën e blerjes, e kanë shtuar trysninë mbi mendimet e lojtarit. Në ditët e fundit përflitet edhe një kalim te Çelsi, në këmbim me Moratën e në këtë kuadër mediat raportojnë disa telefonata (kanë nisur që pas Milan-Juve) të Mauricio Sarrit në drejtim të Gonzalos, por janari është pranë e do të tregojë qartë qëllimet e të gjithëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania