Panorama Sport (Albania)

Milan, Fabregas e Morata mund të bindin... Konten

Ardhja e ish-trajnerit të Çelsit, gjithçka varet nga merkato

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Pas ndeshjes me Fiorentinë­n u përfol një debat i ndezur mes drejtuesve dhe trajnerit të Milanit, por çdo shkëndijë u shua përpara se të shndërrohe­j në zjarr, sidomos falë edhe konferencë­s së Gatuzos. Besim, por me kohë të kufizuar. Është ky vendimi i krerëve të "Djallit", të cilët, me sa duket, i kanë njohur trajnerit vështirësi­të e shumta në takimet e fundit, mes dëmtimeve dhe kualifikim­eve. Mirëkuptim, por me kusht. Tekniku 40-vjeçar ka 6 ditë kohë për të arritur rezultate përmes paraqitjev­e, përndryshe, me hyrjen e vitit të ri, mund të mos e gjejë veten ende në detyrë. Rino kërkon reagim, arsye kjo që kuqezinjtë do të vijojnë stërvitjet pa asnjë ditë pushim gjatë këtyre ditëve të festave.

LISTA - Arsen Venger është pasuesi më i mundshëm, për shkak edhe të lidhjes me administra­torin Ivan Gazidhis. Francezi ndihet gati për një përvojë të re dhe Milani mund të jetë vendi i duhur për shkak të projektit dhe morisë së lojtarëve të rinj në organikë. Paulo Soza ishte një tjetër emër i "nxehtë", por që po ftohet me kalimin e orëve. Roberto Donadoni ka ende një kontratë me Bolonjën. Klubi mund ta rikthejë, pasi Inzagi nuk po bind, megjithatë tekniku qëndron në pritje të telefonatë­s kuqezi. Ai duhet të pranojë një kontratë 6-mu- jore, teksa rinovimi do të ishte automatik për dy vite në rast renditje mes katër të parave në kampionat.

"RIKTHIMI" - Cilado qoftë zgjidhja e momentit, te Milani nuk duan të nxitohen e për më tepër të pengojnë punësimin e një emri të madh në verë. Në këtë rast, kandidati është Antonio Konte, një profil që monitorohe­t edhe nga Interi, ku situata gjithsesi është shumë më e mirë sesa e kuqezinjve. Ishtrajner­i i Çelsit është objektivi veror, por sipas "Sportmedia­set", nëse Leonardo sjell në janar Fabregasin dhe Moratën, Konte mund të bindet të pranojë projektin kuqezi, garancitë mbi të cilin do t'i marrë nga vetë pronari i Milanit dhe fondit "Elliott", Pol Singer. Merkato mund të ndryshojë skenarin, me Konten që për momentin nuk është aq larg sa duket.

 ??  ?? Xhenaro Gatuzo, 40 vjeç
Xhenaro Gatuzo, 40 vjeç
 ??  ?? Antonio Konte, 49 vjeç
Antonio Konte, 49 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania