Panorama Sport (Albania)

Çudit Pogba: Murinjo më përmirësoi

"Kemi fituar së bashku dhe dua ta falënderoj, më ndihmoi si futbollist dhe njeri"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Kanë folur të gjithë për raportin e tyre konfliktua­l, i cili preku fundin muajt e fundit. Madje, për t'i hedhur më shumë benzinë zjarrit, që në ditën e shkarkimit të Zhoze Murinjos nga Mançester Junajtid e më pas, një postim i francezit në "Instagram", me një foto që shfaqte gjithë kënaqësinë me një buzëqeshje ironike, bëri të diskutohej akoma më shumë. Por, pas ndeshjes së parë me trajnerin Ole Gunar Solskjaer në stol, i cili e riktheu titullar Pol Pogbanë ndaj Kardifit, mesfushori u ndal në zonën miks për të komentuar fitoren 5-1 të skuadrës së tij. Pesë gola, "djajtë e kuq" nuk i shënonin prej ndeshjes së fundit të Sër Aleks Fergusonit në stol (5-5 kundër Uest Bromuiçit në majin e vitit 2013). Dhe në deklaratën e tij, ai i çuditi të gjithë. Një falënderim special, pikërisht për Zhoze Murinjon, për të cilin thotë se pavarësish­t mosmarrëve­shjeve, ai e falënderon për ndihmesën që i ka dhënë në "Old Trafford". Ditën që Solskjaer debutonte në stolin e Junajtid, Mou kishte udhëtuar drejt vendlindje­s së tij për të ndjekur ndeshjen e Setubalit dhe Santa Klarës. "Kemi fituar trofe me Zhozenë dhe dua ta falënderoj për këtë. Më ka përmirësua­r si futbollist dhe njeri. Kemi punuar, edhe pse jo gjithçka shkoi mirë. Por, kjo është e shkuara. Unë dua ta falënderoj për këtë". Pastaj Pol shikon nga e ardhmja, atje ku me Solskjaeri­n ai është argëtuar menjëherë. Tri asiste ndaj Kardifit të shtunën në Uells, po aq sa ai kishte dhënë në 17 ndeshjet e fundit me portugezin. Jemi shumë të lumtur që ndeshja e parë me trajnerin e ri përfundoi në këtë mënyrë. Është e rëndësishm­e që të vazhdojmë kështu", nënvizoi 25vjeçari.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania